MILOT - Në tentativë për të kryer parakalim mbi urë, një automjet tip Benz me targa TR 0247 M është përplasur me një hamer në autostradën Lezhë- Laç në vendin e quajtur “Ura e Milotit”.
Përplaja ballë për ballë mes dy mjeteve ka qenë tepër e fortë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i Benzit Kurt Alia 60 vjeç si dhe Flamur Mihana 38 vjeç, të dy nga Mali i Bardhë i Kurbinit. Ata janë transportuar në drejtim të Spitalit Usharak të Tiranës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 dhe krijoi bllokimin e autostradës, për të cilën u desh ndërhyrja e policisë e cila devijoi trafikun në aksin e vjetër drejt Milotit. Pas një ore rruga u hap sërish dhe vijoi normalisht qarkullimi i mjeteve.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com