Dy muaj pas lirimit të  Gjutës
Llalla merr dosjen për analizim

Dy muaj pas lirimit të  Gjutës<br />Llalla merr dosjen për analizim
Vetëm dy muaj pas lirimit nga qelia të Vladimir Gjutës dhe personave të tjerë të arrestuar me urdhër të prokurorisë si të dyshuar për vendosjen e tritolin në farmacinë e prindërve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Llalla ka urdhëruar që kjo dosje të analizohet mirë në Drejtorinë e Hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Kjo detyrë nga sa mësohet i është lënë prokurorit Adnand Xholi, për të parë procedurën e këtij hetimi shumë të bujshëm që më pas u mbyll me lirimin e 7 të arrestuarve dhe pushimin e akuzave të rënda që ishin ngritur kundër tyre.

Prokurori i Përgjithshëm është njeriu kryesor që kthen një dosje për rihetim edhe nëse është marrë më parë një vendim pushimi. Prokurori Llalla mund të shfuqizojë këtë vendim pushimi dhe të urdhërojë rihapjen e dosjes për kryerjen e veprimeve shtesë.

Një rast i tillë ka ndodhur me çështjen e Kastriot Ismailajt, ku Llalla shfuqizoi dy vendime pushim dhe më pas urdhëroi rihapjen e hetimeve për ish-administratorin e DIA, duke bërë që ai më pas të arrestohet.

Provat për analizë
Mësohet se provat dhe materialet që ndodheshin në dosje, i janë dorëzuar një prokurori të këtij institucioni për analizë. Burime thonë, se kryeprokurori ka kërkuar të studiohet dosja me imtësi dhe të vlerësohet nëse vendimmarrja e prokurorisë për krime të rënda për pushimin e akuzave ka qenë e drejtë.
Sipas akuzës, thuhet se të gjitha provat që ndodhen në dosje,do të rishikohen dhe rivlerësohen për të parë nëse pushimi i akuzave dhe lirimi I Vladimir Gjutës ka qenë i ligjshëm dhe i drejtë, pasi mungonin provat.

Deklarata e 26 shkurtit
Sipas deklaratës së prokurorisë më 26 shkurt 2015, zyrtarisht këta shtetas do të shpalleshin në kërkim dhe 5 të tjerë të afërm të tyre do të arrestoheshin për tritolin në biznesin e Bashkim Tahirit.

Në vijim të hetimeve, në datë 25.02.2015, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale

Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 230, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, për shtetasit Lumjan (Emiljano) Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka, Erjon Dule, Emirjon Gjuta, Vladimir Gjuta. Shpallur në kërkim, Baftjar Bruka Shpallur në kërkim bënte me dije prokuroria. Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim midis tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit B.T, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusëve në Rrugën “Muhamet Gjollesha”- mbyllej njoftimi i prokurorisë.

Të shpallur në kërkim për shpërthimet me tritol Vladimir Gjuta u arrestua në qershor të 2015 në afërsi të tunelit të Kalimashit ndërsa Baftjar Bruka në Suedi nga ku dhe u ekstradua drejt Shqipërisë. Mirëpo një vit pas kësaj deklarate të gjitha akuzat janë rrëzuar, duke sjellë dhe lirimin e të arrestuarve nga qelia.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës