/ATSH/-Dy Muzetë Kombëtarë të Beratit, Onufri dhe Etnografik, i bashkohen programit IPA Adriatic, në programin "MUSEUMCULTOUR".
Muzetë Kombëtarë Onufri dhe Etnografik, janë përfshirë si pjesë integrale dhe partneriteti bashkarisht me shtatë muzeume të tjera të Programit IPA - Adriatic.
Krijimi i një identiteti të ri vizual nëpërmjet vlerave të trashëguara, hapja e muzeumeve drejt publikut, organizimi i eventeve dhe aktiviteteve kulturore dhe ekspozitave lëvizëse në mjediset e këtyre institucioneve duke krijuar të gjitha mundësitë atraktive për të rritur numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj, por edhe duke influencuar në rritjen e të ardhurave financiare.
Në ambientet e Muzeut Etnografik është prezantuar programi IPA Adriatic, me projektin "MUSEUMCULTOUR", ku fitues është edhe QKMB-ja, së bashku me shtatë partnerët e Muzeumeve të rajonit të Adriatikut .
Në prani të personaliteteve të bashkisë së qytetit të Beratit, drejtuesve të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore të Beratit, u zhvillua takimi promocional me prezantimin e materialeve promocionalë, në kuadër të projektit me temën: "Muzeumet e Adriatikut pasqyrojnë Turizmin Kulturor".
Në qendër të vëmendjes të këtij prezantimi është diskutuar mbi identitetin e ri vizual të muzeumeve të QKMB-së Onufri & Etnografik që janë kaq të rëndësishëm për qytetin e Beratit./
/Shqiptarja.com