TIRANE - Dy persona grabitën me armë një taksist nga Shkodra të enjten pasdite duke i vënë pistoletën në kokë, ndërsa i morën veturën, një telefon celular një orë dhe 20 mijë lekë të reja. Policia thotë se ka dyshime se personat janë dy persona të moshës 20- 25 vjeç, të cilët po kërkohen nga policia për t’u verifikuar. 

Dy personat identitetet e të cilëve ende nuk dihen morën për shërbim taksie veturën me targa SH5640 E, që drejtohej nga 50 vjeçari V. S. të tre ata janë nisur nga Shkodra, por se në afërsi të Vorës, i vunë pistoletën në kokë, taksistit. Nën kërcënimin e armës ata e detyruan atë të zbriste nga vetura dhe i grabitën disa sende personale. 

Pas grabitjes së mjetit dhe sendeve personale të taksistit, personat kanë qëlluar një herë me armë në ajër dhe më pas e kanë braktisur mjetin pranë fshartit bërxull në zonën e njohur me emrin Ura e Limuthit. Hetimet e policisë janë përqëndruar në disa persona, të cilët po kërkohen nga policia.
 
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)