POGRADEC - Mungesa fizike e kufirit ujor në liqenin e Ohrit, ka bërë që dy peshkatarëve, vëllezër, të “zhduken” për disa ditë. Të alarmuar, familjarët kanë lajmëruar policinë, e cila më pas ka konfirmuar se ata ishin arrestuar nga kufitarët maqedonas. Ndërsa gjykata I ka gjobitur me 1800 euro gjobë secilin.
Familaj Dokollari është tronditur thellësisht, pasi dy djemtë e saj binjakë 20-vjeçarët Drilon dhe Nelson Dokollari kanë dalë për gjueti në liqen sëbashku me një varkë motorike, si dhe me rrjetat e peshkimit dhe nuk janë kthyer atë natë.
“ZHDUKJA”
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, kur dt të rinjë nuk janë kthyer në shtëpinë e tyre. Kjo ka bërë që babi i tyre, 50-vjeçari Asllan Dokollari, sëbashku me vëllezrit e tij, kanë dalë për të kërkuar, por më kot. Djemtë e tij dhe varka nuk dukeshin gjëkundi.
Në këto kushte, babi i djemëve Asllan Dokollari, është drejtuar në policinë kufitare, në komisariatin e Pogradecit, e cila ka komunikouar me homologët maqedonas në stacionin policor të Ohrit. Këta të fundit u kanë konfirmuar homologëve në Pogradec, se dy vëllezërit Dokollari, Driloni dhe Nelsoni, ndodheshin në burg, për shkelje të ujrave territoriale të liqenit të Ohrit dhe kryerjen e gjuetisë në pjesën maqedonase të liqenit.
Arsyeja zyrtare është prekja e kufirit ujor. Ndërsa familjarët e të ndaluarve shprehen, se ëshkak është bërë mospërcaktimi i qartë i kufijve liqenor mes dy vendeve. Ky shqetësim është ngritur edhe nga kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Pogradecit, Adriatik Dokollari (i afërm i dy peshkatarve) i nxitur nga rasti i fundit i burgosjes së vëllezërve peshkatarë.
Ai ka treguar për gazetën “Shqiptarja.com” se, dy vëllezërit peshkatarë nga fshati Hudënisht, u mbajtën për tri ditë në burgun e Ohrit dhe vetëm pas takimeve dypalëshe, ata janë të lënë të lirë, duke paguar secili një gjobë prej prej 1800 euro, të vënë si gjobë nga gjykat e Ohrit.
Ndërkohë, që varkat, mjetet e peshkimit, si dhe gjaku i zënë, janë sekuestruar me pretekstin, se janë zënë në pjesën maqedonase të liqenit. Ky është vetëm rasti i fundit, pa llogaritur të tjerat, të ndodhura në periudha të shpeshta kohore.
KUFIRI UJOR
Duket vërtet paradoksale, por që prej vitit 1997 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mungon një vijë kufitare ujore. Kjo mungesë është bërë shkak për shumë incidente ndërkufitare midis peshkatarëve pogradecarë që kryejnë gjueti në liqen dhe patrullës kufitare policore maqedonase. Aktualisht, nuk ekziston asnjë vijë kufitare në liqen, e shprehur me shenja dalluese.
Në ngjarjet e vitit `97, shenjat dalluese kufitare mbi sipërfaqen e liqenit u dëmtuan, duke kryer kështu funksionin e “tabelave qitëse”. Ato qëlloheshin me armë dhe pasi u shpuan nga plumbat, morën ujë dhe u fundosën në fund të liqenit. Këto ngjarje sollën prishjen përfundimisht të dallueshmërisë së kufirit ujor mes dy vendeve.
Babi i dy djemëve, Asllan Dokollari, thotë për gazetën Shqiptarja.com, se ata kanë përjetuar për tre ditë që nuk gjendëshin dy djemtë e tyre, një dramë të jashtëzakonëshme familjare, nga frika se mos nga një stuhi që kishte fryrë në liqen, iu kishte përmbysur varkën dhe ata ishin mbytur.
Ata kërkojnë që të vendosen sërish shenjat dalluese të kufirit, në mënyrë që të mos përsëritet epopeja e bisedimeve dypalëshe mes policisë shqiptare dhe asaj fqinje. Procedurat janë të tejzgjatura, ndërkohë që të afërmit e dy pershkatarëve, deklarojnë se kishin kaluar disa ditë, dhe ata ndodheshin ende në burgun e Ohrit, pasi kanë shkelur vijën kufitare në liqen, kur kjo vijë kufitare nuk ekziston.
Peshkatarët kërkojnë që shteti të ndërhyjë urgjentisht në vendosjen e shenjave të reja dalluese, përgjatë vijës kufitare në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas policisë kufitare, ky problem madhor duhet të zgjidhet në rang ministrishë respektive të vendeve fqinje, pasi edhe vendosja e atyre shenjave, ka kosto relativisht të konsiderueshme.
Dje, dy vëllezrit janë kthyer pranë familjeve me varkën motorike të sekuestruar, si dhe rrjetat e peshkimit, duke paguar edhe nga një gjobë të majme prej 1800 euro secili, vendosur nga gjykata maqedonase në qytetin e Ohrit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

kaluan kufirin, çohen në burg">