Dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara kanë udhëtuar në Itali për të marrë në pyetje Moisi Habilajn, Nezar Seitin dhe Maridian Sulajn. Marrja në pyetje në Katania e tre shqiptarëve, sipas gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno pritet që të bëhet gjatë ditës së sotme.

Kreu i bandës kriminale akuzohet se është Moisi Habilaj, ndërsa përsa i përket Nezar Seitit ai u arrestua në Shqipëri tetorin e vitit të kaluar, ndërsa u ekstradua në Itali si pjesë e grupit.

Në kuadër të dosjes ‘Habilaj’ në Shqipëri po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, të cilit para dy ditesh Gjykata e Apelit i hoqi masën ‘arrest shtëpie’.  Banda e ‘Habilajve’ sipas përgjimeve të anti-mafias trafikoi tonelata me kanabis nga Shqipëria në Itali, ndërsa fitimet llogariten në miliona euro.