DURRES - Dy pushues u rrezikuan të mbyten sot paradite teksa po laheshin në bregdetin e Gjirit të Lalzit.  Shkak kanë qenë dallgët e mëdha.

Në ndihmë të tyre kanë ardhur pushues të tjerë, të cilët pasi kanë arritur t’i nxjerrin në breg i kanë dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Policia thotë se dy pushuesit që rrezikuan jetën janë Mevlan Dasku, 52 vjeç dhe Alfred Dasku nga Bathorja e Tiranës.
 
Vetëm tre ditë më parë dy persona u mbytën në Velipojë, ndërsa 3 të rinj rrezikuan jetën pasi hynë në ujë për të shpëtuar dy pushuesit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)