Dy qendra të reja në Dibër, Manastirliu: Këtë vit rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore

Dy qendra të reja në Dibër, Manastirliu: Këtë vit rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

DIBËR-Dy qendra të reja shëndetësore në qarkun e Dibrës janë rehabilituar plotësisht dhe pajisur me të gjithë mjeket e nevojshme, duke ofruar shërbim cilësor për 30 mijë banorë të Maqellarës në Dibër dhe Shupenzës në Bulqizë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inauguroi qendrat shëndetësore të Maqellarës dhe Shupenzës, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë për banorët e këtyre zonave.

Po vendosim një standard të ri në shërbimin parësor me rikonstruksionin e qendrave shëndetësore model për nga infrastruktura dhe pajisjet, siç janë qendrat që inaugurojmë sot në Maqellarë dhe në Shupenzë. Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite dhe këtë vit do të rehabilitojmë 80 qendra të kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit

Ogerta Manastirliu

Qendra shëndetësore e Maqellarës ofron shërbim 24 orë për rreth 14 mijë banorë të kësaj njësie administrative në Dibër. Edhe qendra e Shupenzës në zonën e Bulqizës ofron shërbim shëndetësor dhe urgjencë 24 orëshe. Kjo qendër i shërben jo vetëm rreth 7 mijë banorëve të Shupenzës por edhe rrethinave, duke mbuluar shërbimin për zona të thella të Bulqizës për rreth 15 mijë banorë.

Katër qendra shëndetësore janë rehabilituar në qarkun e Dibrës (Maqellarë, Kastriot, Shupenzë dhe Komsi)me mbështetjen e projektit "Shëndet për të Gjithë" të Qeverisë zviceriane me vlerë 50 milion lekë. Përvec rehabilitimin dhe pajisjes së qendrave shëndetësore, të gjithë mjekët e familjes në qarkun e Dibrës janë trajnuar dhe pajisur me "çantën e doktorit", e cila përmban 17 instrumente mjekësorë. Me mbështetjen e "Shëndet për të gjithë", do të pajisen edhe infermierët e të gjithë qarkut Dibër me çantën e infermierit, shumë e nevojshme për ofrimin e ndihmës së parë në rast të urgjencave në territor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bukuria: 13/05/2018 11:10

    Dibra ka patur gjithmone probleme me qendrat shendetesore por qe pas rehabilitimit te ketyre qendrave besoj se eshte gjetur zgjidhja

    Përgjigju
  • Antea: 13/05/2018 11:07

    Ke treguar se je e prer ne ato qe ben dhe po the behet, do te behet ashtu. Ju lumte dhe shume suksese

    Përgjigju
  • Fitimi: 13/05/2018 11:04

    Puna eshte e vetmja arme qe nuk mund te mposhtet, keni treguar se jeni puntore dhe e perkushtuar ne ate qe ben. Ju pershendes nga Dibra

    Përgjigju
  • Asimi: 13/05/2018 11:03

    Ka vuajtir goxha zona e Dibres por ja qe erdhi zgjidhja. Suksese zonja ministre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut