Sali Berisha duket se ka harruar fjalët e të shkuarës, ka shkelur mbi to e ka krijuar një teori të re.
Pa kaluar as një muaj, nga deklarata ku fajësonte Arben Ahmetajn si kryesorin e aferës së inceneratorëve, Berisha ka ndryshuar qëndrim duke i dalë atij në mbrojtje. Kjo është deklarata e 13 korrikut.
“Arben Ahmetaj është truri, njeriu më kryesor pas atyre të dyve në aferën e korrupsionit. Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme”.
Më 4 gusht, e hedh poshtë atë që ka thënë më parë. Ja çfarë ka deklaruar sot:
“Përpjekja është kjo, Ahmetaj të paraqitet si truri dhe Mirel Mërtiri e Zoto si dy kryesorët dhe qarku të mbyllet me këta tre persona. Ky është mashtrimi i shekullit. Unë e them këtë me përgjegjësi absolute kushdo tjetër”.
Pavarësisht se ish- kryeministri flet me bindje të plotë në të dyja daljet publike, shqiptarët përballen me dy Berisha kontradiktore. Kë të besojnë?/TemA
Ky ahmetaj duhet te kerkoje azil ne europe. Ska rruge tjeter. Mesa duket eshte i ndershem pasi po te idh ndryshe do ish marr vesh me Ramen
PërgjigjuEpo Edi Ramen sdo e besojne me, pasi ska njeri qe e ha qe te gjithe ministrat kane marr miliona dhe rama nuk na paska ditur gje hic
Përgjigju