Dy qëndrimet e Metës për Vitore Tushën, dje i kërkoi dorëheqjen pasi nuk i komandon dot votën! Në 2018: Ka integritet të lartë moral dhe profesional, e denjë për KLSH-në

Dy qëndrimet e Metës për Vitore Tushën, dje i kërkoi dorëheqjen pasi nuk i komandon dot votën! Në 2018:  Ka integritet të lartë moral dhe profesional, e denjë për KLSH-në

Ilir Meta dhe Vitore Tusha

TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi dje përmes përfaqësuesve të tij se kishte humbur besimin tek disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Befasues ishte mosbesimi i Ilir Metës te kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, duke kërkuar përjashtimin e saj nga gjykimi i vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Metës, me pretendimin se është në konflikt interesi. Përfaqësuesit e Presidencës, në emër të Metës akuzuan Vitore Tushën për shkelje disiplinore dhe konflikt interesi, ndërsa theksuan se zonjës Tusha i ka mbaruar mandati që në vitin 2017.

Ilir Meta është zgjedhur Presidentin që në vitin 2017. Bashkë me Berishën, Meta luftoi për të shkarkuar nga Gjykata Lartë Ardian Dvoranin me pretendimin se i kishte mbaruar mandati, në kushtet kur sipas ligjit qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej. Që nga viti 2017, Meta nuk e artikuloi kurrë çështjen e mbarimit të mandatit të Vitore Tushës, për shkak se mendonte se vota e saj ishte pro tij dhe Berishës. Meta u kujtua pas 5 vitesh se zonjës Tusha i ka mbaruar mandati, pasi humbi kontrollin mbi votën e saj.

Ilir Meta akuzon Vitore Tushën për shkelje disiplinore dhe njëanshmëri. Më parë, Ilir Meta ka shprehur zyrtarisht një vlerësim maksimal për integritetin dhe profesionalizimin e Vitore Tushës. Në 5 janar të vitit 2018, Ilir Meta zgjodhi Vitore Tushën mes 34 kandidatëve, si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duke argumentuar përzgjedhjen e saj, Ilir Meta theksonte se Vitore Tusha gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, ka kaluar me sukses Vetingun etj.

“Presidenti i Republikës, vlerëson se znj. Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, së cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë institucionale, pasi si subjekt i ligjit nr. 84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (Vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për t’u zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit. Duke zgjedhur një kandidaturë si znj. Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues”, thoshte ndër të tjera Ilir Meta.

Dje Ilir Meta thotë se Vitore Tusha nuk është e paanshme dhe e besueshme. Kur Ilir Metës i interesonte bllokimin i Gjykatës Kushtetuese dhe mendonte se kishte nën influencë Vote Tushën, kjo e fundit kishte integritet të lartë moral dhe profesional. Kur Vitore Tusha ka sinjalizua se nuk merr urdhra politike nga Berisha dhe Meta se si duhet të votojë, sipas Metës nuk ka më integritet të lartë moral dhe profesional!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë