'Kushtetuesja' pranon kërkesën e Presidencës, shtyn të enjten në 10:00 vendimin për shkarkimin ose jo të Metës! Çfarë ndodhi në 9 orë seancë

TIRANË- Të enjten në orën 10:00 do të rinisë seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Pas një seance maratonë, që nisi sot që nga ora 10:00, e zgjati deri në 19:00, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha vendosi shtyrjen e saj, pas kërkesës së bërë nga juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj. Ky i fundit, kërkoi që me përgjigjet e mbi 70 pyetjeve që Gjykata i bëri Kuvendit, të njihet edhe presidenti Ilir Meta. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata dhe fillimisht u la për ditën e nesërme, por për shkak të angazhimeve të Klotilda Bushkës, u vendos si datë përfundimtare të enjten në orën 10:00.

Çfarë ndodhi në 9 orë seancë
Që në fillim të seancës gjyqësore, përmes një kërkese të depozituar Presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit. Dervishaj ka thënë në argumentimin e tij para gjyqtarëve se Gjykata ka humbur afatin tre mujor për tu shprehur me vendim për ta kaluar apo jo në seancë publike. Sipas tij Presidenti prej 1 korrikut 2021 ka kërkuar që Kushtetuesja ta marr sa më shpejt e të shprehet me këtë çështje, pasi një vendimmarrje e shpejtë do të jepte një proces të rregullt ligjorë. Presidenca pretendoi se Gjykata se ka shqyrtuar çështjen prej tre muaj duke e transferuar konfliktin nga magjistratura e vjetër tek e reja. Kjo mënyrë e funksionimit të Kushtetueses dhe e gjithë trupa e ka pezulluar apriori afatin pa njoftuar edhe palët në proces dhe ky është një fakt ku kjo trupë s'ka legjitimitet për ta shqyrtuar çështjen.

Ndërkohë që Dervishaj ka thënë gjithashtu se Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Përparim Kalo duhet të japin dorëheqjen pasi kanë konflikt interesi për këtë çështje.

"Presidenti s'ka besim tek kjo trupë gjyqësore për të shqyrtojë këtë çështje kaq të rëndësishme. Nëse kushtetuesja do të kishte vullnet për ta shqyrtuar këtë çështje. Do të kishte përfunduar ky gjykim prej kohësh. Nëse do të refuzohet dorëheqja nga ju. Presidenti paraqet kërkesë individuale për dorëheqjen e çdo njërit prej jush dhe është depozituar 25 min përpara se të nis seanca", ka thënë Dervishaj.

Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar këto kërkesa. Sipas Gjykatës është rrëzuar kërkesa për perjashtimin e gjyqtares Vitore Tusha pasi shkaqet janë të pabazuara. Gjithashtu janë rrëzuar kërkesat edhe për përjashtim të gjyqtarëve të tjerë. Gjithashtu Gjykata Kushtetuese nënvizon se pretendimi i Presidencës për tejkalim të afateve është i pabazuar.

Presidenca gjithashtu ka shtruar pretendimet se votimi i shkarkimit duhet të bëhet nga Kuvendi i ri pasi mandati i atij që e shkarkoi ka mbaruar, se Kuvendi i kaluar ishte jo legjitim etj. Përfaqësuesit Kuvendit e mazhorancës Klotilda Bushka dhe Taulant Balla janë shprehur se Presidenti po tenton të zbarritë procesin. E ndërsa Bushka, shtoi se edhe nëse do të hidhej në votim me Kuvendin e sotme, është e bindur se do të kishte marrë po aq ose edhe më shumë vota kundër tij.

Nëse do të votohej sot mund të marri edhe më shumë vota se sa legjislatura e kaluar shkarkimi i Metës", tha Bushka. 

Vetë Meta nuk ishte i pranishëm në seancë dhe as nuk do të jetë të enjten, por do të vijojë të përfaqësohet nga Këshilltari Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska. Nga ana tjetër, PS u përfaqësua nga Taulant Balla dhe Klotilda Bushka. Dervishaj në përfundim të seancës, u shpreh i bindur se nuk do të ketë një shkarkim.

"Nuk ka shkarkim të Metës se nuk ka çështje për shkarkim", tha Dervishaj.

Që Presidenti të shkarkohet, pro vendimit të Kuvendit duhet të votojnë të paktën 5 anëtarë dhe duhet patjetër të marrin pjesë në votim 6 anëtarë. Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë nga 9 që duhej të kishte gjithsej. Meta është shkarkuar nga Kuvendi më 9 qershor 2021 me argumente të tilla si shkelje të rënda të Kushtetutës, provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, shantazh ndaj drejtësisë, thirrje për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, cenim të sigurisë publike etj.

Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit. Shkarkimin e Metës, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të "çliruar Presidencën nga një pengmarrje". Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se "s'do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare" dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Vendimi i Kushtetueses është një 'e panjohur' e madhe e skenës politike shqiptare ende, por rikthimi i Ilir Metës në gjirin e partisë që krijoi tashmë është thuajse i sigurt. Shkarkimi apo jo nga Kushtetuesja vetëm sa do t'ia afronte apo do t'ia largonte me pak muaj rikthimin Metës duke qenë se mandati i tij mbaron më 24 korrik 2022, dhe rizgjedhja as nuk shihet si mundësi.

 

VIDEO- Perfaqesuesit ligjor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
Shtyhet seanca në Kushtetuese, përfaqësuesi i presidencës: Nuk ka shkarkim të Metës se nuk ka çështje për shkarkim

Në përfundim të seancës së Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj është i bindur që nuk do të ketë shkarkim, pasi sipas tij, nuk ka një çështje të tillë.

"Meta do të mbrohet nga përfaqësuesit e tij, ka përfunduar shqyrtimi i pjesë së parë, që Gjykata i kërkoi Kuvendit, unë konstatova që Kuvendi në disa përgjigje kanë dalë përtej vetë vendimit, ky ishte dhe shkarkimi mbi legjitimitetin për të dhënë një autorizim nga ky Kuvend i ri, për Kuvendin e vjetër, kërkesa e Kuvendit të vjetër duhet shqyrtohej brenda 14 shtatorit 2021 se lidhej me afatin 3 mujor, por edhe sepse Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati. Në procese të tjera si ai për zgjedhjet vendore u konstatuan shkelje ligjore në relatorin e çështjes pa short. Nuk ka shkarkim se nuk ka çështje për shkarkim", tha Bledar Dervishaj.

Ora 19:04
Shkarkimi i Metës, shtyhet ditën e enjte në orën 10:00 seanca në Gjykatën Kushtetuese

1643660136_PresidentiIlirMETA1024x683500x334.jpg

Shtyhet për ditën e enjte në orën 10:00 seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. 

Bledar Dervishaj: Kemi një kërkesë. Dëgjuam me vëmendje përgjigjet e Kuvendit të Shqipërisë për të gjitha pyetjet e gjykatës. Konstatojmë në fakt se çështja e legjitimit të përfaqësuesit të parlamentit është shumë e rëndësishme. Shumë përgjigje të përfaqësuesve bënë përgjigje edhe kontradiktore se sa 104 deputet. Pata mundësinë të konstultohem me presidentit me këtë detaj. Me mënyrën si po ecte seanca jo për përgjigjet. Nga konsulta me presidentit ai kërkohet të njihet me përgjigjet e kuvendit. Jemi gati edhe nesër, por së pari të njihet presidenti me këto përgjigje. Kërkojmë të shtyhet seanca qoftë edhe për nesër. T'i çojmë presidentit përgjigjet.
Vitore Tusha: Shtyjmë seancën për nesër ora 10:00
Klotilda Bushka: Nesër s'jam pasi jam në proces që ka afate preskluzive. Atje është me afate preskluzive. Zgjidhen anëtarët e KED e KLP.

Pas diskutimeve, u la që seanca të shtyhet të enjten në orën 10:00

Ora 18:54
Meta kërkoi që të shkarkohej me Kuvendin e ri, Bushka në Kushtetuese: Do merrte edhe më shumë vota

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të shkarkohet nga ky Kuvend, pra në përbërje të së cilit është një opozitë tjetër, por përfaqësuesja e parlamentit, Klotilda Bushka, është e bindur se nuk do të kishte ndryshim të vendimit. Madje, ajo thotë se nëse do të shkarkohet nga ky kuvend, atëherë me shumë gjasa do të kishte edhe më shumë vota, nisur edhe nga fakti që PD-ja me Metën sot kanë një marrëdhënie të tensionuar.

Vitore Tusha: Për pyetjen maxhoranca tani me atë që ishte, çfarë qëndrimi do të mbante për presidentit?
Klotilda Bushka: Ka dy aspekte, ai procedural në çdo rast një vendimmarrje e kuvendit është në fuqi në kuadër të parimit të vijueshmërisë të institucionit. Në aspektin nëse do duhej të bëhej një tjetër kërkesë. Do të duhej që iniciativa të ishte e deputetëve ose të kishte vendimmarrje të caktuar që se kemi të përcaktuar.
Vitore Tusha: Më duket s'jemi kuptuar. Nëse do të ishte një mazhorancë tjetër, si do të vepronit?
Klotilda Bushka: Në çdo rast kuvendi është i detyruar të respektoj atë të kuvendit të mëparshëm. Ky rast ku jemi ne sot është vullnet i shprehur e materializuar me një vendim nga legjislatura e kaluar me një shumicë që kalon edhe shumicën e cilësuar dhe kuvendi është i detyruar ta respektojë. Edhe po të jetë edhe një verdikt tjetër duhet respektuar ai i mëparshmi edhe sikur të ishte një mazhorancë tjetër. Se ndryshojmë dot vendimin e një legjislature të mëparshme. Nëse do të votohej sot mund të marri edhe më shumë vota se sa legjislatura e kaluar shkarkimi i Metës.

Ora 18:52
Seanca në 'Kushtetuese', Bushka: Marrëdhënia me Metën u tensionua dhe s'kishte riparim!

1643710798_Screenshot4.jpg

Përfaqësuesja e parlamentit, Klotilda Bushka, gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese është shprehur se presidenti Ilir Meta ka pasur një gjuhë jo të denjë për një kre i shtetit dhe raporti i tij institucional me qeverinë nuk ka pasur mundësi për riparim.

"Presidenti pati gjuhë aktive të përsëritur. Nuk kishte asnjë veprim për të reaguar përveçse disa deputetë të cilët çmuan se ishin plotësuar shkaqet për të kërkuar shkarkimin në 2021 e ndryshme nga ajo e 2020. Ndoshta tolerohet një shkelje për herë të parë, patëm e një klimë të mirë bashkëpunimi u tregua tek emërimet e gjyqtarëve Kushtetuese, por më pas u tensionua dhe s'kishte çfarë riparoje më tek kjo marrëdhënie. Ishte një situatë jo riparuese, përveç zgjedhjeve të organeve të Kuvendit ishte detyrim i Kuvendit që t'i përgjigjej situatave jo për rastin konkret. Ky ka qenë ndryshimi i 2020 me 2021 rezolutë kërkesë për shkarkim. Pasoja konkrete për çdo shkelje? Raporti i komisionit hetimorë është pjesë integrale e vendimit të kuvendit. Në faqe 54 deri në faqe 68 të vendimit. Aty jepen analizat me kuptimin e përgjegjësisë dhe fajsisë për të vlerësuar shkelje të rënda të kushtetutës ndaj presidentit. Aty analizohet edhe pasoja e shkeljes. Ne kemi bërë analizë të plotë për të gjitha sjelljet e presidentit që i kemi konsideruar shkelje", mësohet të ketë thënë Bushka.

Ora 17:36
Pas dy orësh, rinis seanca në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet shkarkimi i Metës! Presidenca ankohet për ekspertin ligjor

Ka rinisur pas dy orësh seanca në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Gjykata i ka dhënë një kopje të autorizimit të parlamentit përfaqësuesve të presidencës, autorizimin e Lindita Nikollës që Taulant Balla e Klotilda Bushka përfaqësojnë parlamentin.

Mbrojtësi ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se procesi hetimor ndaj presidentit është jo ligjor dhe në shkelje të kushtetutës. Dervishaj u shpreh se Erind Mërkuri i zgjedhur nga parlamenti si ekspert i pavarur në komisionin hetimor, sot po merr pjesë në seancë si përfaqësues me autorizim. Përfaqësuesja e mazhorancës Klotilda Bushka, tha se Mërkuri ishte aty ekspert konstitucionalist për natyrën e të drejtës.

Bledar Dervishi: Veprimi i autorizimit nga Kryetari i Kuvendit paraqit një tjetër shqetësim për Presidentin e Republikës dhe gjykata duhet ta ketë parasysh në shqyrtimin e themelit të çështjes për fakt se Kuvendi, mos gabofsha, e ka zgjedhur si ekspert të pavarur gjatë procesit të hetimit parlamentar. Kjo është një provë tjetër se sa i pavarur ka qenë Kuvendi, sa politike ka qenë iniciative në këtë proces të iniciuar, të vlerësuar ligjërish nga komisioni i ligjeve pas nga ajo strukturë e konsideruar hetimor. Kjo është dëshmi e radhës që i gjithë procesi hetimor ndaj presidentit, kjo i vë vulë anshmërisë shkeljes së kushtetutës, shkeljes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, procesit të rregullti ligjor. Pra nuk ka listë të parime që nuk është shkelur.

Klotilda Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjor gjatë procesit të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marrë si ekspert të së drejtës konsitucionalistëve sa i përket çështjes së të drejtës. Nuk është shprehur mbi vendimmarrjes e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendoj se jemi në kushtet e anshmërisë. Nuk ka aludime për çështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.

Erind Merkuri: Thirrja e tij është e detyrueshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.

Bushka: Është padiskutim një detyrim, njoftimi u bë të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe kërkesa për procesin e një kërkesë për shkarkimin e presidentit të Republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëj këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetër procesi duhet të ecë. Është një kërkesë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po ti referohemi edhe kërkesave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve.

Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i çështjes. (Prania në komisionin e ligjeve)

Ora 15:33
Ndërpritet seanca për shkarkimin e Metës, mazhoranca kërkon dy orë kohë! Rrëzohet kërkesa e presidencës për t’u shtyrë me një ditë

Seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është shtyrë për të rinisur pas dy orësh, pas 70 pyetjeve të trupës gjykuese dhe përfaqësuesve të presidencës. Ishte kërkesa e mazhorancës e cila kërkoi dy orë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të trupës gjykues. Ndërsa presidenca kërkoi që të shtyhet me një ditë. Gjykata ka vendosur që të shtyhet vetëm dy ore, duke rrëzuar kërkesën e presidencës për shtyrjen me një ditë.

Ora 14:53
Shkarkimi i Metës në Kushtetuese, relatori Kalo 30 pyetje mazhorancës

1643723674_kalo.png

Mbi 30 pyetje i ka parashtruar përfaqësuesve të Kuvendit dhe mazhorancës, relatori i çështjes së shkarkimit të Presidentit Meta në Kushtetuese. Përparim Kalo kërkon sqarim për një sërë çështjes procedurale.

"Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit? Kalo: A mund ta sqaroni bazën ligjore mbi te cilët është ngritur komisioni hetimor?  A është e detyrueshme prania e presidentit ne procedurat përkatëse, ne komisionin e ligjeve, atë hetimor dhe seance plenare?  A mund te shtyhej afati për te mundësuar dëgjimin e presidentit?  A janë respektuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës për shkarkimin e presidentit?  Ne raportin e komisionit hetimor flitet për një numër shkeljesh te renda ndërsa përdoret njëjësi. Cili ka qene qëllimi i përdorimit te njëjësit ne raport?  Ne zbatimin e dispozitave kushtetuese ligjvënësi shfaqet dhe si interpretuesi i pare i shkeljes por a janë përdorur metoda te tjera për t'i evidentuar këto shkelje? Cilat janë interesat e presidentit?", janë disa nga pyetjet e Kalos.

Ora 13:21
Pasi u refuzua kërkesa për përjashtim të gjyqtarëve, Meta 'shpik' një kërkesë të re: Të më shkarkojë ky parlament, të kaluarit i mbaroi mandati

1643710131_Sequence03.00035009.Still012.jpg

Presidenca ka një tjetër kërkesë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Pasi iu refuzua kërkesa e parë për të përjashtuar trupën gjykuese Meta kërkon që të shkarkohet edhe nga Parlamenti i ri pasi sipas tij atij të parit i ka mbaruar mandati.

Kuvendi e kundërshtoi menjëherë këtë kërkesë duke thënë se kjo s'ka lidhje pasi edhe presidenti e votuar nga një tjetër parlament.  Gjykata tërhiqet për vendimmarrje për këtë kërkesë.

Ora 12:49
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Metës: S'ka përjashtim  të gjyqtarëve! Pretendimi për afatet i pabazuar

 

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Presidencës për përjashtim nga gjykimi të çështjes në shkarkimit të Ilir Metës të gjyqtarëve.

Sipas Gjykatës është rrëzuar kërkesa për rrëzimin e gjyqtares Vitore Tusha pasi shkaqet janë të pabazuara. Gjithashtu janë rrëzuar kërkesat edhe për përjashtim të gjyqtarëve të tjerë.

Gjithashtu Gjykata Kushtetuese nënvizon se pretendimi i Presidencës për tejkalim të afateve është i pabazuar.

Ora 11:29
Seanca për shkarkimin e Metës, Përfaqësuesja e Kuvendit Bushka: Presidenca kërkon të pengojë zhvillimin e seancës

1643710798_Screenshot4.jpg

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta, përfaqësuesja e Kuvenditm, Klotilda  Bushka është shprehur se kërkesa e presidentit është kërkesë për përjashtim gjyqtarësh është pa arsye dhe nuk ka asnjë shkak.

"Kërkesa për përjashtim nuk është automatik. Është KPA që kryen e bënë këtë procedurë. Procedimi disiplinor fillon me kërkesën e kryetares së KPA kërkesë të cilën s'kemi asnjë informacion ka filluar apo jo. Në kërkesën për zonjën Papajorgjit s'ka asnjë pikë për të drejta procedurale si palë në proces për të cilin ai është ankuar. Por është një proces krejt tjetër ku ai s'ka fare lidhje edhe me këtë çështje ku në jemi. Për ne afati tre mujor, janë çështje organizative janë çështje organizativ  e jo afate preskluzive. S'ka asnjë shkelje. Kur gjykata merr leje afatet pezullohen. E vetmja pasojë është e drejta për shqyrtim për një afat të arsyeshëm. Nuk shohim të ketë asnjë ndikim në proces. Po të kishte gjykim tej afatit e vetmja e drejtë është që pala të kërkoj dëmshpërblim monetare, por s'jemi fare në këto kushte. Një afat organizativ nuk mund të prevalojë mbi këtë çështje. Këto janë pretendime për t penguar zhvillimin e kësaj séance. I kërkoj gjykatës ta vlerësonte kërkesën paraprake për përjashtim gjyqtarësh dhe ta rrëzoj si të pabazuar në kushtetutë e ligj. Do shprehet për kërkesat e dorëheqjes dhe e përjashtimit", ka thënë Bushka.

Ora 11:17
Presidenca kërkoi dorëheqjen, gjyqtarët Tusha dhe Papajorgji përgjigjen

1643710131_Sequence03.00035009.Still012.jpg

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha kërkesës së Presidentit për dorëheqje sepse ka konflikt interesi i është përgjigjur se  ende s'ka kërkesë zyrtare.

"Kërkesa që paraqitet para gjykatës kushtetuese ju dha mundësinë ti rithoni disa nga faktet. Unë do ju kërkojë që të ishim më proceduralë. Përveç komentit që ju bëni pasi jeni si palë në përputhje me aktet që ju janë dhënë dhe ju lejonte  të merrnit.  Ju të definoni kërkesën e paraqitur që e përcaktoni si kërkesë për të na sjell në vëmendje ta konsideroni kërkesë për përjashtim. Skam ende asnjë kërkesë nga gjyqtarët për të hequr dorë nga kjo çështje. Ju si përfaqësues të presidencës keni kërkesë për dorëheqje apo për përjashtim gjyqtarësh?", tha ajo.

Ndërsa Fiona Papajorgji ka kërkuar nga Presidenca të sqarojë se ku e sheh afatin e përcaktuar 3-mujor.

"Ku është e përcaktuar afati tre mujorë që deklaroni ju për shqyrtim të çështjes. Ku e bazoni ju që çështja është komplekse dhe unike, cili parim prevalon sipas jush?", tha ajo.

Ora 10:43
Presidenca në Gjykatën Kushtetuese: Edhe Fiona Papajorgji e Përparim Kalo nuk duhet të gjykojnë Metën

1621337711_autoBledarDervishaj21560440051.jpeg

Në argumentimin e Presidencës në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, Bledar Dervishaj ka deklaruar se Fiona Papajorgji dhe Përparim Kalo janë të njënashëm.

" Papajorgji ka mohuar të drejtat e presidentit duke favorizuar parlament qeveri, dhe ajo duhet të dorëhiqet pasi presidenti e kuvendi janë sërish në këtë process. Edhe për relatorin e këtij procesi që është Përparim Kalo, ka fakte publike. Më 24 dhejtor është publikuar shkrim i Kalos në shqiptarja.com, ku shkruan 'një vit i shkurtër në dukje'. Në këtë shkrim ka disa paragraf ku kuptohet se Kalo është i njëanshëm. Herë duket sikur kërkon dorëheqjen e herë sikur kërkon mandat të ri. Me anë të këtij shkrimi Kalo kërkon nga parlamenti t'i zgjasë mandatin, ku parlamenti ka në procedurë parlamentare disa emra për zgjedhje. Ky shkrim i Kalos duket si kërkese edhe për ndryshime kushtetes. Ky fakt e bën gjyqtarin të jetë i njëanshëm edhe duhet të dorëhiqet. Kërkojmë që cdo anëtar të shprehet për paanshmërin e tij përpara se të nis gjykimi në themel i çështjes. Ditën e djeshme pasi u njohëm me disa dokumente. Kosntatojmë se ka të tjera shkelje nga kushtetuesja.  Është shkelur afati tre mujor nga kushtetuesja, ku duhej të ishte vendosur kalimi apo jo në seancë plenare. Pasi gjyqtarët dëshironin të iknin me leje vjetore. Mbledhja e gjyqtarëve kishte detyrim ta caktonte datën më 14 shtator. Por e ka marë në shqyrtim më 15 tetor 2021 një muaj më vonesë.  Bëmë një kërkesë edhe më datë 29 janar 2022. A ka patur mbledhje, shqyrtim apo çfarë ka ndodhur? Vetëm dje gjykata na dha një kopje të vendimit të gjyqtarëve ku është arsyetuar se: mbledhja e gjyqtarëve miraton rregullore të brendshme. Bazuar në këtë arsyetim ka vendosur se për çështjen konkrete s'ka asnjë vendim për pezullim të ecurisë së afateve", tha Dervishaj.

Ora 10:27
Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Kemi paraqitur fakte, disa gjyqtarë duhet të dorëhiqen

Këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, në seancën në Gjykatën Kushtetuese thotë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë konflikt interesi në shqyrtimin e kësaj çështje. Ai thotë se ata duhet të dorëhiqen.

"Kërkojmë secili prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë shkaqet për çështjen dhe palët në këtë gjykim për t'u shprehur me vendim, nëse secili prej këtyre gjyqtarëve të dorëhiqet. Në trupën aktuale ka shkaqe të cilët duhet të dorëhiqen.

Për disa gjyqtar kemi zbuluar shkaqe për dorëheqje ditën e djeshme.

Këto shkaqe janë:

Ka çështje si zgjedhjet

Teatri

Gjykata  ka 7 anëtar, 6 janë zgjedhur nga kuvendi e presidenca që janë në konflikt. Anëtari i 7 ka kaluar mandate prej 9 vitesh, rasti i zonjës Vitore Tusha. Nuk mund të mos përmendim se kjo maxhorancë që ka bllokuar KED në 2017-2018 për të boshatisur Gjykatën Kushtetuese dhe nga ana tjetër zgjatjen e mandatit të Vitore tushës. Gjyqtari po arrin gjysmë e mandait të gjyqtarit që do të vij pas tij. Një tjetër shkak është fakti se Meta pasi Vitore Tusha ka kërkuar të kandidoj për kreun e KLSH, e ka propozuar për më të mirën në krye të KLSH. Ndërsa presidenti ka refuzuar të emërojë Tushen në KLSH. Dhe e ka akuzuar Metën se ka dashur të bllokojë kushtetuesen në atë kohë. Por e vërteta është ndryshe ishte mazhoranca që e bllokoi. Gjykata Kushtetese ka marrë një letër nga Presidenti lidhur me procedimin disiplinor ndaj Fiona Papajorgjin. Letra është e arsyetuar. Ka fakte për shkelje të përsëritur të ligjit. Përfshijnë Fiona Papajorgjin dhe Vitore Tushën", ka thënë ai.

Ora 09:26
FOTOLAJM/ Kushtetuesja në diskutime për ta shkarkuar, Meta i qeshur krah përfaqësuesve ligjor që do e përfaqësojnë në seancë

Sot Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë seancën për diskutimin e vendimit të kuvendit që ka shkarkuar presidentin Ilir Meta. Teksa të gjithë janë në pritje të vendimit të Kushtetueses nëse do të vendos në favor të shkarkimi apo jo të tij, duket se presidenti Ilir Meta është i pashqetësuar për këtë fakt. Ai shfaqet i qeshur dhe i qetë krahë përfaqësuesve të tij ligjor që do e përfaqësojnë në seancën në Gjykatën Kushtetuese.

Meta poston foto, bashke Këshilltarin Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoreshën Juridike, Katrin Treska që pritet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piku: 02/02/2022 08:22

    Ti rruani alfonsin Metes. Ju k degjeneruar dhe do jua beje prap.

    Përgjigju
  • Turi: 01/02/2022 20:31

    Like kokmadh mafjozi ska per tu shkarkuar. Kjo histori eshte bere fiks si lufta e ftohte. Ping pong dhe asgje me teper. Like do mbaroj mandatin, pastaj do behet prap kryetar i LSI e do bej gam gam e vu me protesta. Ne kte vend kjo eshte mese normale ku hajduti e maskarai perfitojne e puntori i thjesht e ha nga mbrapa. Jepi Like se tani je bashke dhe Berishovicin e verini zjarrin kti vendi sic keni bere 30 e kusur vite. Shijoni leket ne kete bote se ne ate tjetren do jepni hesap.

    Përgjigju
  • Gripi: 01/02/2022 20:10

    Shty e shty sa te piqet pazari qe Baftjar Mender Presidenti te largohet me nder nga detyra e felliqur qe ka kryer. Shtyje Vitore tu befte nena shtyje se ky popull me te shtyre eshte mesuar duke paguar miliona per privilegjet tuaja. Shtyje qe te dale si atehere me videon e Priftit fitimtar dhe duke ju perdhosur gjakun 4 viktimave ne w1 janar qe u vrane per bllokun e ketij letyre. Shtyje ta shtyme shqiperine drejy gremines.

    Përgjigju
  • LORA: 01/02/2022 19:33

    deri te enjten ,3 shkurt,ora 10.00, do kete kohe mjaft te shperndaje teneqe te reja ,,,per dashnoret e dekoratave. I shkarkuar eshte qysh kur e votoi Kuvendi shkarkimin e mender-presodentit.

    Përgjigju
  • Agushi pe verteti: 01/02/2022 19:13

    Ne te semes shkofte Agushi i Cepanit.

    Përgjigju
  • Arditi: 01/02/2022 18:38

    I vetmi president shqiptar i shkarkuar ne mbi 100 vjet histori. Bq burre pa fytyre

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 01/02/2022 20:21

      Po Ardit,e vertete. Po kush e beri president kete palo burre te degjeneruar??? Kryetari rilindjes me gramosrroçken. Rendsi ka kush e ka radhen pas ketij degjenerate,se mos na vithiset me perpara.

  • Qytetari: 01/02/2022 13:57

    Ti o palo President se nuk dua ta them emrin tend do mbahesh mend ne histori kombetare te shqiperise dhe ne mendje e shqiptareve si nje njeri qe ja kalove dhe diktatorit hoxha per bemat e tua Por ai hiku nga kjo bote pa i marre ne sy denimet e popullit per cka i beri Kurse ti o i ashtuquajtur presidenti Shqiperise Drejtesia Shqipetare do ti tregoje ty dhe mbare njerezimit ne sy bemat e tua dhe te familjes tende dhe do te cojme ne Rec ne nje shtepi te re me te mire se Lalzi

    Përgjigju
  • Zhurdull Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 01/02/2022 13:50

    Like floriri ka të drejt të bë gallat me ktë kodosh popull që zgjedhin të till wc politikan. E kta fundërrina politikan tallen e vjedhin ktë popull kodosh e shum mir ja u bëjn. Çfar të mbjellësh do korësh.

    Përgjigju
    • Gradishta: 01/02/2022 16:18

      Bravo Zhurdull Kasap Bule Leka (Proptishti) Like floriri sikurse e ka pagëzuar debulesa e tij salhe Viçidoli do qesh e do tallet me këtë popull edhe për pak kohë bashkë me bacën salhe por në këtë botë botë thotë populli hak pa larë e borç pa marrë nuk ngelet,pamvarsisht asaj që quhet drejtësi e që bie era Sali e Ilir,historia verteton se të gjithë ata që mëkatojnë me popullin një ditë ndëshkohen dhe përbuzen si askush tjetër specie e gjallë e rruzullit tokësor.

  • Agushi: 01/02/2022 11:28

    Qesh se i mbajne ekuilibrin lingotat e floririt qe ka vjedhur, eshte nje hajni i rralle ne glob, te gjykohet vetem sipas ligjit dhe do ta shikoni sa thelle do futet ne llumin qe ka gatuar keto 30 vjet. Zoti qofte me shqiptaret qe ky dinosaur i korrupsionit ne Shqiperi,Ballkan e bote te behet shembull e te mbahet mend si pike referimi per drejtimin e shoqerise njerezore drejte jetes reale e pozitive.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 01/02/2022 11:23

    Kur do vij Dita qe shqiperia te FESTOJ e lire?????????????????? A thua do vij dita edhe qente te shkojn ku ju takon?????????? Shpresojm qe mos te behemi me gazi i botes me keta maskarenj.

    Përgjigju
    • Papi qe ta hapi: 01/02/2022 19:27

      Like o koke mangall ik qerohu nga syte kembet.kam nje vend te lire per cuban dhishe.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë