Dy shokë, të cilët kanë qenë duke pirë në një lokal në Gramsh, kanë përfunduar duke u zënë fizikisht me njëri-tjetrin. Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe në kushtet e dehjes ka agravuar në dhunë fizike gjatë orëve të vona të natës.
Njëri prej personave të përfshirë në konflikt është pronari i lokalit, ndërsa pas dhunës kanë përfunduar në spital për mjekim.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento