Dy shpërthime kanë ndodhur
dje në veri të Kosovës

Dy shpërthime kanë ndodhur <br />dje në veri të Kosovës
KOSOVE - Dy shpërthime, pa pasoja në njerëz, ndodhën gjatë natës së kaluar në veri të Kosovës, ku në zonën e tre rrokaqiejve në Mitrovicë u dëmtuan katër automjete, ndërsa në qytetin e Leposaviçit një barnatore bujqësore.

Në afërsi të vendndodhjes së incidentit të mbrëmshëm në veri të Mitrovicës, vitin e kaluar nga një shpërthim është vrarë në banesën e vet një shqiptar.

Bëhet e ditur se Polica ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas shpërthimeve më të reja në dy lokacionet në veri dhe po zhvillon hetimet.

Veriu i Mitrovicës dhe i Kosovës dominohet nga serbët dhe strukturat e tyre paralele.

Sipas të dhënave të Qendrës Rajonale të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, në veri të Mitrovicës, para 13 vitesh, natën mes 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, janë vrarë 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë vetëm brenda asaj nate rreth 100 familje shqiptare.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve