Dy standardet e gjykatës, në 
gjykimin e padisë së Ina Ramës

Dy standardet e gjykatës, në <br />gjykimin e padisë së Ina Ramës
TIRANE- Rrëzohet kërkesa e ish-kryeprokurores Ina Rama për përjashtimin e gjyqtarit Emiljano Ruli. Ky i fundit është zgjedhur nga shorti pas kërkesës së KLD për përjashtimin e gjyqtares Enerjeta Shehaj, me argumentin se kishte konflikt interesi në gjykimin e padisë civile të Ina Ramës, pasi sipas KLD Shehaj është bashkëshorte e prokurorit Erion Shehaj, që është bërë prokuror me firmën e ish-kryeprokurores Rama.

Mirëpo me të njëjtën taktikë ka vepruar dhe paditësja Ina Rama, e cila pasi ka mësuar përzgjedhjen e gjyqtarit Emiljano Ruli, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Administrative duke kërkuar përjashtimin e gjyqtarit për shkak të konfliktit të interesit me të paditurin Bujar Nishani, pasi ky i fundit në cilësinë e Presidentit të Republikës, ka firmosur transferimin me Rulit nga Shkodra në Gjykatën Administrative në Tiranë. Kërkesa e argumentuar nga avokatët e zonjës Rama, Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri, është rrëzuar, duke bërë që e njëjta gjykatë për të njëjtën kërkesë të përdorë dy standarde. Sipas avokatëve në ditët në vijim pritet që vendimin e shkallës së parë të apelohet.

Konflikti i interesit
I padituri Bujar Nishani, Presidenti i Republikës me dekretin nr. 8250 të datës 16 korrik 2013 “Për emërim gjyqtari” ka dekretuar emërimin e Emiljano Rulit si gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Parashtrimi i këtyre fakteve evidenton rrethana konkrete dhe arsye serioze njëanshmërie, të cilat ndikojnë në zhvillimin e një gjykimi të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm, bazuar kjo në parimet Kushtetuese. Përkatësisht, gjyqtari Emiljano Ruli në rastin konkret paraqet në dukje një konflikt interesi me të paditurin në gjykim KLD dhe Presidentin e Republikës dhe arsye serioze njëanshmërie në gjykimin e kësaj padie.

Ky konflikt konsiston në faktin se gjyqtari konkret Emiljano Ruli, ka përfituar nga të paditurit emërimin e tij si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Theksohet fakti se përbërja e palës së paditur, KLD në datën e marrjes së vendimit për propozimin si gjyqtar pranë gjykatës administrative dhe në momentin të konflitit gjyqësor në padinë e themelit, ka qënë e njëjtë dhe po ashtu në të dy rastet dhe kohët, i padituri tjetër në këtë gjykim, përfaqësohet nga i njëjti President Republike.

Dy standardet
Avokati mbrojtës i ish-kryeprokurores Ina Rama, Fatmir Braka ka deklaruar se gjykata ka vepruar me dy standarde. Brraka deklaron se gjykata, të njëjtën kërkesë që bën KLD-ja për përjashtim gjyqtari, e pranon dhe të njëjtën kërkesë të znj.Rama për përjashtimin e gjyqtarit Emiljano Ruli, të emëruar nga Nishani dhe KLD, e rrëzon. Pra jemi para një gjykate që përdor dy standarde. Ish-numri një i akuzës, Ina Rama, prej më shumë se dy muajsh është në një përballje ligjore me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku ky institucion prej më shumë se dy vjetësh i mohon asaj të drejtën për t’u rikthyer në detyrë si gjykatëse, siç parashikon ligji.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale