Opozita joparlamentare ka nisur një ofensivë sulmesh ndaj Kolegjit Zgjedhor pas vendimit për konfirmimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe paligjshmërinë e dekretit të Presidentit Ilir Meta për zhbërjen e zgjedhjeve. Në shënjestër të sulmeve janë pesë anëtarët e turpit gjykues  Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa, Tomor Shkreli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, të cilët votuan 5 me 0 në favor të zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor. 

ipas PD-LSI Kolegji Zgjedhor është kapur nga Edi Rama, përmes presionit me anë të Vetingut, duke nënkuptuar se Rama ka kapur edhe Vetingun. Po si qëndron e vërteta? Sa e sinqertë është opozita me akuzat e saj? Apo operon me dy standarde? Kush i ka zgjedhur anëtarët e Kolegjit Zgjedhor?

Së pari, tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë zgjedhur me datën 9 dhjetor 2016, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në atë kohë me kryetar Bujar Nishanin. Anëtarët janë zgjedhur përmes shortit. Në dhjetor të 2016 u zgjodh përmes shorti edhe Gjin Gjoni.

Në atë kohë, KLD, kontrollohej nga Partia Demokratike, përmes ish-presidentit Bujar Nishani dhe një grupi anëtarësh. Pikërisht për shkak të kontrollit politik të KLD, në atë kohë pati shumë polemika dhe dyshime sa i takon shortit.