Ka disa ditë që po flitet për shkollën e mesme të Belind Këlliçit, fakt që ai vetë dhe mbështetësit e quajnë gjë normale.
Këlliçi ka kryer 4 vjet nga shkolla Harry Fultz, ku cikli i plotë është 5 vjet. Këtë kandidati i foltores e mbron me faktin se kjo është bërë për efekt studimi në SHBA. Ndërkaq, Gerti Bogdani, kolegu i Këlliçit, i cili garoi në primaret e Tiranës, ka kryer 5 vjet.
Kur Sali Berisha organizoi Primaret e Foltores, në garën për Tiranën kishte gjashtë kandidatë, por figura më serioze ndër ta ishte Gert Bogdani. Megjithatë, Berisha përzgjodhi Belind Këlliçin, emri i të cilit u kushtëzua fort nga aleati Ilir Meta. I humburi i asaj gare ishte pikërisht Bogdani.
Por, në vazhdën e publikimit të fakteve të ditëve të fundit lidhur me mungesën e diplomës së shkollës së mesme të Këlliçit, del në pah edhe një fakt interesant mes tij dhe Gert Bogdanit. Edhe Gert Bogdani, njësoj si Këlliçi, ka përfunduar Institutin “Harry Fultz”, dhe sipas CV zyrtare të Bogdanit, e depozituar disa vjet më parë në Kuvend, kur ai ishte deputet, ai e ka perfunduar me sukses gjimnazin në vitet 1995-2000.
Pra, ndryshe nga Këlliçi që ka bërë vetëm 4 vjet nga 5 vite të ciklit dhe s’ka diplomë të gjimnazit, Bodgani i ka përfunduar të plota 5 vitet e Harry Fultzit dhe sigurisht e ka edhe diplomën e shkollës së mesme. Më pas ka vijuar normalisht studimet në SHBA./ Tema
CV e Gerti Bogdanit
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.2%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
70.3%
Vota total: 64
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV
21 Janar, 19:50
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibeajn dhe rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
6 Janar, 18:39
-
Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes
27 Dhjetor 2024, 17:52
-
Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen
26 Dhjetor 2024, 23:06
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor 2024, 19:11
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor 2024, 17:51
-
FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK
26 Dhjetor 2024, 14:40
-
SPAK heton Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S'jap sqarime! Në hetim edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses dhe mohon se jeton me të
26 Dhjetor 2024, 14:27
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor 2024, 11:36