Dy standardet, Kushtetuesja i hoqi
mandatin deputetit të PS Ilir Beqja

Gjykata Kushtetuese urdhëroi heqjen e mandatit për deputetin socialist Ilir Beqja. Vendimi është marrë duke iu përgjigjur kërkesës nga ana e Kuvendit, i cili në tetor të 2010, votoi me 70 vota pro dhe 67 kundër kundër. Heqja e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës u kërkua në Kuvend nga një grup deputetesh të PD- së të cilët duke iu referuar nenit 70 pikës 3 të Kushtetutes argumentuan se një deputet nuk mund të përfitojë fonde publike. Sipas maxhorancës Beqja kishte shkelur ligjin dhe Kushtetutën, duke përfituar 24 milionë nga Bashkia Durrës, ndërsa kishte mandat që prej 1 gushtit 2009.

"Sipas argumentave te paraqitura nga mazhoranca rezultoi se deputeti Ilir Beqja, pasi kishte marrë mandatin e deputetit nga KQZ, kishte përfituar nga Bashkia Durrës tenderin me 97.7% të vlerës së fondit limit dhe se vete Beqja në shoqërinë përfituese të tenderit në fjalë kishte qenë aksioner me 51% të aksioneve. Sipas këtij vendimi mandati nuk do ti hiqet Partisë Socialiste por do t'i kalojë emrit pasrendës në listën e deputetëve socialistë të zgjedhjeve të 2009. Vetë Ilir Beqja nuk ka pranuar të komentojë për momentin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por më parë, bashkë me avokatët e PS është këmbëngulur se aktiviteti i një deputeti filloin vetëm atëherë kur të marrë mandatin dhe Kuvendi të konstituohet. Sipas avokatit mbrojtës të Beqes, klienti i tij, kishte fituar mandatin më 25 shkurt 2010 kur selia rozë kishte thyer bojkotin për t'u betuar në Kuvend. Kjo sipas tij, e çlironte Beqen nga akuza e shkeljes së detyrës. Ndërkohë sipas PS, Kushtetuesja ka vepruar me dy standarde për mandatet e PD e PS.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Rreziku i një lufte të re në rajon është i vërtetë