Një vajzë i ‘fut në sherr’, dy grupe në Mamurras qëllohen mes tyre me breshëri plumbash për rreth 1 km nga makinat! Dy të plagosur rëndë te Trauma! Një i arrestuar, 2 në kërkim!

LEZHË- Një konflikt që dyshohet se nisi për ngacmimin e një vajze përfundoi në përplasje të armatosur mes dy grupeve në Mamurras te Kurbinit. Gentian Diva dhe Alban Skonja, 40 dhe 39 vjeç mbetën të plagosur në këtë ngjarje të shënuar rreth mesnatës. Ata po udhëtonin në një makinë kur u qëlluan nga kushërinjtë Kastriot dhe Armando Lleshaj. Sulmit të dy kushërinjtë Lleshaj i është përgjigjur me armë nipi i Gentian Divës, 19-vjeçarin Andi Diva, i cili e shoqëronte.

Konflikti mësohet se nisi në Mamurras, ndërsa shkëmbimi i zjarrit nga dy makinat ka vijuar për rreth 1 km! Gjurmët e përplasjes ishin të dukshme edhe disa orë më pas, ndërsa banorët e zonës thonë se jetuan minuta paniku e pasigurie në shtëpi.

‘Me doli gjumi, dhe i dëgjova. Herën e parë dëgjova breshëri të shtënash, por skam parë asgjë! S’kemi drita, janë këputur telat nga të shtënat. Ka gjuajtur automatiku e armët, ku me dalë jashtë, jemi tmerruar.’- u shprehën banorët.

Gentian Diva dhe Alban Skonja janë sjellë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa 19 vjeçari Andi Diva përfundoi në prangat e policisë! Ndërsa autorët e tjerë Kastriot dhe Armando Lleshaj arritën ti shpëtojnë prangave dhe tashmë janë të lirë në arrati.

Hetimet e para kanë treguar se shkak për luftën mes dy grupeve u bë ngacmimi i një vajze që ishte në shoqërinë e të plagosurve nga kushërinjtë Lleshaj! Megjithatë hetimet vijojnë!

40 vjeçari Gentian Diva, është i vëllai Enver Divës, i arrestuar si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës. Ai rezulton po ashtu person me precedent penalë, pasi në vitin 2000 kanë grabitur dhe me armë duke lënë të vdekur një shofer në Mamurras!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Të shtënat me breshëri armësh për rreth 1 km mes dy grupeve në Mamurras tmerruan banorët: Është shkëputur energjia nga shkëmbimi i zjarrit

Një konflikt që dyshohet se nisi për ngacmimin e një vajze përfundoi në përplasje të armatosur mes dy grupeve në Mamurras te Kurbinit. Gentian Diva dhe Alban Skonja, 40 dhe 39 vjeç mbetën të plagosur në këtë ngjarje të shënuar rreth mesnatës. Ata po udhëtonin në një makinë kur u qëlluan nga kushërinjtë Kastriot dhe Armando Lleshaj. Sulmit të dy kushërinjtë Lleshaj i është përgjigjur me armë nipi i Gentian Divës, 19-vjeçarin Andi Diva, i cili e shoqëronte. Konflikti mësohet se nisi në Mamurras, ndërsa shkëmbimi i zjarrit nga dy makinat ka vijuar për rreth 1 km! Gjurmët e përplasjes ishin të dukshme edhe disa orë më pas, ndërsa banorët e zonës thonë se jetuan minuta paniku e pasigurie në shtëpi.

‘Me doli gjumi, dhe i dëgjova. Herën e parë dëgjova breshëri të shtënash, por skam parë asgjë! S’kemi drita, janë këputur telat nga të shtënat. Ka lujt automatiku e armët. Ku me dalë jashtë, jemi tmerruar.’- thanë banorët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 22/02/2022 12:58

    Bravo talebanet.

    Përgjigju
  • Krokodili: 22/02/2022 10:22

    Po pse mo gjalle eshte akoma ky Skonja??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja