Sherr mes të rinjve ndërsa pinin në lokal në Kashar, dy goditen me thikë! Në kërkim autori

Sherr mes të rinjve ndërsa pinin në lokal në Kashar, dy goditen me thikë! Në kërkim autori

Foto ilustruese

TIRANË- Dy të rinj janë plagosur me thikë në orët e vona të mbrëmjen e 19 shtatorit 2024 në Unazë të Re të Tiranës. Shqiptarja.com ka mësuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa gjithçka ka nisur pas një sherri mes tre të rinjve ndërsa po pinin në një lokal.

Policia në informacionin e saj paraprak thotë se ngjarja është shënuar më rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit.

Nën efektin e alkoolit ka nisur sherri mes tyre, kur autori Mandi Qori është qëlluar me shpullë nga 18-vjeçari Eri Driza. Më pas Qori është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë.

Pasi është kthyer në lokalin ku ka qenë duke pirë e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri tjerët ka marrë një plagë në parakrah, pasi ka tentuar që t'i ndante.

“Gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç. Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar”, informoi policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament