Drogë, shpërdorim detyre dhe mashtrime, 5 të arrestuar në pak orë në Tiranë! Çifti gënjente klientët online, punonjësi vodhi kompaninë

Drogë, shpërdorim detyre dhe mashtrime, 5 të arrestuar në pak orë në Tiranë! Çifti gënjente klientët online, punonjësi vodhi kompaninë

Foto ilustruese

Tiranë- Pesë persona janë arrestuar në pak orë në kryeqytet nga Policia e Tiranës, të akuzuar për krime të ndryshme; drogë, vjedhje me shpërdorim detyre dhe mashtrim në bashkëpunim.

Një prej tyre, me dy identitete, kërkohej për trafik droge dhe kishte masë sigurie “arrest me burg”, kurse një tjetër u kap me një sasi kokaine në flagrancë. Nën arrest edhe një 39-vjeçar që akuzohet se ka vjedhur kompaninë ku punonte, si dhe një çift që mashtronte qytetarët me blerjet online.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e ndalimit për një të dyshuar me dy identitete, T. M. alias A. V., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë i ka caktuar masën e sigurimit personal "arrest në burg", për veprën penale "trafikimi i narkotikëve", i kryer në bashkëpunim dhe ka qenë në kërkim.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u arrestua edhe shtetasi K. Xh., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Kurse agjentët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, prangosën 39-vjeçarin me inicialet R. K., ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit personal "arrest me burg" në mungesë, për veprat penale "pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe "vjedhja duke shpërdoruar detyrën".

“Ky shtetas dyshohet se duke shpërdoruar pozicionin e tij të punës pranë një subjekti privat, ka përvetësuar një shumë parash”, sqaroi policia.

Komisariati i Policisë Nr. 4 ka arrestuar një çift të dyshuar për mashtrim. Burime zyrtare bënë me dije se S. Xh., 26 vjeç, dhe Xh. R., 22 vjeçe, të dy banues në Tiranë, akuzohen për "mashtrim" të kryer në bashkëpunim, pasi kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga qytetarët, me pretendimin se “shisnin produkte të ndryshme online”. Pas denoncimeve të të dëmtuarve, agjentët bënë identifikimin dhe kapjen e çiftit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë