Irani jugor është goditur nga dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit. Mësohet se një person ka humbur jetën ndërsa të tjerë kanë dalë rrugëve të vendit nga paniku.
Kreu i Qendrës Sizmologjike Iraniane, Esmaeil Bayramnejad, tha se dy lëkundjet ishin me magnitudë 6.4 dhe 6.3 që goditën në një minutë një zonë pranë ishullit Qeshm, afër qytetit port të Bandar Abbas.
Sakaq, tërmetet u ndjenë në provincat fqinje, përfshirë Kermanin, si dhe në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe. Disa pasgoditje u raportuan në orët në vijim në Iran.
Mësohet se viktima u shënua pasi një shtyllë elektrike ra mbi të teksa po ecte në një rrugë në Bandar Abbas.
Presidenti Ebrahim Raisi urdhëroi një mbledhje të menjëhershme të kabinetit të tij për të diskutuar masat për të garantuar sigurinë e zonave të prekura. Ai gjithashtu urdhëroi zëvendëspresidentin e tij të parë, Mohammad Mohkber, të udhëtonte në Hormozgan për të vlerësuar personalisht situatën.
Në mënyrë të frikshme, tërmetet vijnë një ditë pasi një deputet i lartë në Bashkinë e Teheranit njoftoi se një varrezë e madhe me një sipërfaqe prej 13 hektarësh po përgatitet për që të mund të strehojë viktimat e një tërmeti potencialisht vdekjeprurës në kryeqytet.
Ekspertët kanë paralajmëruar prej vitesh se Teherani një ditë mund të goditet nga një tërmet i madh, pasi ndodhet afër vijave të thyerjes.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.8%
-
E gabuar
40.6%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 1854
Lajme të tjera
-
Shtëpia e Bardhë mirëpret marrëveshjen Arabi Saudite-Iran të ndërmjetësuar nga Kina
11 Mars, 14:18
-
Tërmet me magnitudë 4.4 në Perugia të Italisë, ndihet në Toskanë dhe Marche! Mbyllet Universiteti i Perugias
9 Mars, 18:02
-
Tërmet me magnitudë 4.1 në Elbasan, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë
28 Shkurt, 18:44
-
Mbretëria e Bashkuar: Rusisë i kanë mbaruar dronët luftarakë të prodhuar nga Irani
25 Shkurt, 15:19
-
Irani dënoi me vdekje një gjerman të akuzuar për terrorizëm! Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë
22 Shkurt, 13:18
-
A do të jemi ndonjëherë në gjendje të parashikojmë tërmetet?
22 Shkurt, 12:38
-
Izraeli bombardon kryeqytetin sirian, godasin një ndërtesë në qendër të Damaskut, pesë të vdekur
19 Shkurt, 08:56
-
FOTO/ Tërmet i fuqishëm në Kroaci me magnitudë 5.3 ballë! Lëkundjet ndihen në disa shtete
16 Shkurt, 11:36
-
Tërmetet/ Inxhinieri në Report Tv: Ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta se ato parafabrikatë! Ja si mund të verifikoni nëse godina është e fortë
15 Shkurt, 20:46
-
Pas Turqisë, tërmeti i fortë në Rumani! Ja pamjet e frikshme gjatë lëkundjeve
15 Shkurt, 09:02
-
Tërmeti i 1963-shit që ndryshoi arkitekturën dhe demografinë e Shkupit
14 Shkurt, 10:40
-
Pse nuk mund të parashikohen tërmetet?
12 Shkurt, 11:06