Dy pacientët e parë të hospitalizuar tek Infektivi për koronavirus janë shëruar dhe janë gati të lënë spitalin ditën e sotme. Një prej tyre është babai i pacientit zero dhe i shëruar i dytë është një kontakt i tij. Pas bërjes së testiti të dytë që rezultoi negativ, ata cilësohen plotësisht të shëruar dhe janë gati të lënë spitalin.
Lajmi i mirë është konfirmuar nga kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook duke shprehu mirënjohje për stafin mjekësor dhe bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë ën shtëpi për të mundur sa më parë dhe me sa më pak pasoja këtë virus të rrezikshëm.
"Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv", shkruan Rama
Deri ditën e djeshme rezultuan të infektuar nga koronavirusi 70 persona, ku dy kanë humbur jetën dhe fatmirësisht dy të tjerë janë shëruar. Megjithatë thirrjet për ndërgjegjësimin e qytetarëve vijojnë pasi ka ende që nuk kuptojnë rrezikun real dhe dalin shëtitje rrugëve të qyteteve.
Gjatë ditës së djeshme janë shtuar në spitalin Infektiv 4 pacientë dhe ndodhen në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. Prandaj ndihma më e madhe e vyer në këto momente dhe lufte me virusin është qëndrimi në shtëpi, vetëm kështu ruani familjen tuaj dhe shoqërinë.
Komente











Te rente korona mor maskara,,,na shkatarrove tiranen....
PërgjigjuTe falenderojme dhe ne ty mor shkerdhate,,qe na shkatarrove tiranen...
PërgjigjuDorii, te ...ifte kina n.onen
Zoti Dori dhe ju zoteri Kujtim,kam deshire te komunikojme si njerez te rritur... perse eshte shkaterruar Tirana? Mendoni qe masat qe jane marre nga qeveria kane te ekzagjeruara?