Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Pilur, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Himarës për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku prej disa orësh po punojnë intensivisht efektivët e shërbimit zjarrfikës, Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të angazhuara për izolimin e flakëve.
Operacioni për shuarjen e zjarreve vijon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
Lajmi në përditësim
Komente










