Dy vëllezër bëjnë për spital 40-vjeçarin në Korçë, i bëjnë 'copë' edhe makinën (VIDEO)

KORCE- Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ersekës. Mësohet se dy vëllezër Andrea dhe Dionis Diamanti 22 dhe 33 vjeç, pas një debati kanë goditur me sende të forta 40-vjeçarin Orges Moraiti.

Gjatë konfliktit ata kanë dëmtuar edhe automjetin tip "Benz" në pronësit të të plagosurit.

Morati është dërguar në spitalin e Korçës, ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy vëllezërit janë shoqëruar në Komisariatin e Korçës.

1574448423_korcafoto001.jpg

Njoftimi i plote

Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit O.M.

Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë