Dy vendet në Shqipëri që rrëmbyen 50% të turistëve këtë vit!

Dy vendet në Shqipëri që rrëmbyen 50% të turistëve këtë vit!

Foto nga Banjat e Bënjes

Nga 26 monumente natyrore për të cilat janë mbajtur statistika të vizitorëve, të paktën 50% të totalit i kanë marrë dy prej tyre.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi se Shpella e Shënandoit në Kurbin arriti të tërhiqte në pjesën e parë të vitit të paktën 27% të vizitorëve. Në vendin e dytë renditen Banjat e Bënjës në Përmet me 23% të vizitorëve.

E treta në listë, Rana e Hedhun në Shëngjin.

“Në kategorinë Monumentet e Natyrës, janë të shpallura 26 zona dhe  vetëm në 25 prej tyre janë  vizituar prej 44,790 vizitorë. Nga këta 65% janë vizitorë vendas dhe 35% vizitorë të huaj.

Vizitorët me numrin më të madh janë në Shpella e Shënandoit (27%), Ujërat Termale të Bënjës (23% ) e cila ndiqet nga Rëra e Hedhur (11%)” thuhet në publikimin e statistikave.

Ndërkohë kategoria e Parqeve Kombëtare që ka 12 zona është vizituar nga 179,624 vizitorë, prej tyre 61% janë vizitorë vendas dhe 39% vizitorë të huaj.

“Numri më i madh i vizitorëve për këtë kategori është në Parkun Kombëtar të Divjakës-Karavasta (31%)Alpet e Shqipërisë nga pjesa e Shkodrës (19%) dhe e treta për nga vizitueshmëria këtë muajit është Parku Kombëtar i Butrintit me (9% )” thuhet në dokument.

Sipas ministrisë një tjetër element i marrë në analizë janë rezervatet natyrore. Kështu, sipas të dhënave në kategorinë Rezervatet Natyrorë të Menaxhuar dhe Parqet Natyror Monumentet e Natyrës janë të përfshira 24 zona.

Numri i vizitorëve për këtë kategori është 77,411, nga këta, ku 61,5% janë vizitorë shqiptarë. Numrin më të madh të vizitorëve e ka Liqeni i Shkodrës (29%) e ndjekur nga Syri I Kaltër (17%)

Sa u takon peizazheve të mbrojtura përfshihen 7 zona.

“Numri i vizitorëve që kanë vizituar këto 7 zona është 107,911, nga ku 61.1% e vizitorëve janë shqiptarë.

Vizitorët me numrin më të madh janë në Peizazhin e Mbrojtur të Lumin Buna (56%), të ndjekur nga vizitorët në Liqenit të Pogradecit (20%)” thuhet në statistikat e fundit të qershorit të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit këtë vit, vihet re një rënie e shifrave në turizmin natyror në raport me një vit më parë. Nga janari në qershor, vizitorët e turizmit të natyrës ishin mbi 1.14 milionë me një rënie 20% në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës./Monitor.al

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër