Dy veprat e Puçinit “Suor Angelica”
dhe “Gianni Schiçhi” në TKOB

Dy veprat e Puçinit “Suor Angelica”<br />dhe “Gianni Schiçhi” në TKOB
TIRANË - Një opera tragjike e cila u pasua nga një opera komike ishin dy prej veprave më të dashura nga Puçini, të cilat u vunë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga artistët e nivelit botëror Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa.
 
“Suor Angelica”,vepra operistike ku interpretoi Ermonela u përshkrua nga notat tragjike çka përcollën në salllë emocione drithëruese. Ajo që i shtoi akoma më shumë emocione publikut në sallë ishte zëri i shkëlqyer operistik i Ermonelës.
 
Ndërsa opera “Gianni Schicchi" me regji të Gëzim Myshketës njëkohësisht dhe në rolin e baritorit të personazhit kryesor solli nota humori të përcjella me mjaft mjeshtëri nga ky artist i skenave të huaja operistike.
 
Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa u ngjitën në skenën e TKOB pas premierës së dhjetorit të vitit të kaluar. Edhe këtë herë ata performuan për publikun pa asnjë pagesë në këmbim. “Suor Angelica” dhe “Gianni Schiçhi” do të ngjiten në skenë edhe në datat 14, 16, 18 dhe 20 shkurt në orën 19:00.
 
Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë