TIRANE- Një nxënëse e liceut artistik “Jordan Misja” është shpëtuar nga vëllezërit e saj, pasi kishte një javë që përndiqej dhe ngacmohej seksualisht në ambientet e autobuzit nga një i moshuar 72-vjeçar. Ngjarja e pazakontë i ka ndodhur një 11-vjeçare e cila pasi përfundonte mësimin largohej me autobuz në drejtim të banesës, por që gjatë rrugës ndiqej nga një i moshuar,i cili dhe e ngacmonte seksualisht. Për të mos krijuar dyshime, i moshuari zbriste një ose dy stacione larg vendit ky zbriste e mitura.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në fillimi të muajit Maj 2015, ku i moshuari K. Buzo,është vënë në ndjekje të vajzës, dhe se sapo ajo hipte në autobus, ai ulej pranë saj dhe e ngacmonte seksualisht në pjesë të ndryshme të trupit. Për këto veprime e mitura nuk ka treguar në shtëpi, por pas dendësimit të veprimeve të të moshuarit, ajo i ka treguar njërit prej vëllezërve të saj.

Ky i fundit së bashku me një shokun e tij, kanë ndjekur motrën e mitur teksa ajo ecte në shkollë, por atë ditë i moshuari nuk është shfaqur pranë vajzës, pasi kishte vënë re se ajo monitorohej në distancë nga dy persona të tjerë. Për të gjitha këto veprime abuzime 72-vjeçari është dënuar me 4 vite burg, po për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është reduktuar në 2 vjet heqje lirie.