TIRANE- Dy vrasës me pagesë nga Shqipëria dhe një kosovar janë vënë në prangat e policisë në qytetin e Pejës, pasi kishin marrë 40 mijë euro për të kryer një vrasje. Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se, të premten, (11 korrik) rreth orës 23:30 në qytetin e Pejës ka arrestuar tre persona: B. G., 39 vjeç, nga Kosova dhe S. D., 45 vjeç dhe N. M., 50 vjeç të dy nga Shqipëria. Këta të fundit janë duke u hetuar edhe për ekzekutimin e bankierit Artan Santo. Për këtë qëllim policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e homologëve nga Shqipëria.
/Shqiptarja.com












