Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses

Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses

Paulo Dybala

Paulo Dybala ka mbyllur sezonin pas një dëmtimi në fillim të këtij muaji, pikërisht në sfidën kundër Cagliarit në Serie A. Roma ka treguar se sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në tendinën e këmbës së majtë dhe gjithçka ka shkuar me sukses.

"Procedura kirurgjikale që iu nënshtrua Dybala ishte krejtësisht e suksesshme", tha Roma në një deklaratë, duke shtuar se sulmuesi "do të fillojë rehabilitimin në ditët në vijim".

Roma nuk përmend për sa kohë Dybala do të jetë jashtë fushës, por me vetëm nëntë ndeshje të mbetura në sezonin aktual të Serie A, 31-vjeçari është pothuajse i sigurt se nuk do të luajë më deri në sezonin e ardhshëm.

Mungesa e Dybala do të jetë një goditje e madhe për Romën, e cila që nga rikthimi i Claudio Ranierit si trajner në nëntor 2024, ka kaluar nga kandidatët për rënie nga Serie A në ekipin më në formë që kërkon Kupat e Evropës.

Tetë gola dhe katër asiste ka shënuar Dybala këtë sezon.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Prekje magjike', Armando Broja rikthehet të shënojë supergola me Everton

VIDEO/ 'Prekje magjike', Armando Broja rikthehet të shënojë supergola me Everton