TIRANE- Italia ka qenë shpëtimtari i eksporteve shqiptare gjatë muajve të parë të vitit. Sipas statistikave të detajuara të INSTAT, eksportet drejt shtetit fqinjë u rritën me rreth 50%, apo rreth 8 miliardë lekë, nga 4 miliardë lekë që u zgjeruan eksportet në total për periudhën janar-shkurt 2014, në raport me dymujorin 2013. Ka qenë industria e tekstileve e këpucëve ajo që ka rritur eksportet drejt Italisë, si rrjedhojë e shtimit të porosive nga partnerët italianë.
Në të kundërt, shitjet drejt Spanjës, që vitin e kaluar ishte faktori kryesor që ndikoi në performancën e mirë të eksporteve shqiptare kanë rënë ndjeshëm, si rrjedhojë e ndryshimit të strategjisë së shitjes së Bankers Petroleum, që nuk po e çon më prodhimin drejt këtij shteti. Eksportet drejt Spanjës ranë 65%, apo rreth 5.2 miliardë lekë me bazë vjetore për 2-mujorin. Pavarësisht rënies, Spanja vazhdon të jetë partneri i dytë i Shqipërisë për eksportet. “Prodhimi është rritur, por kompania ka shtuar sasitë e furnizimit tek kompania shtetërore Albpetrol ndërkohë që i është dashur të shtyjë një ngarkesë eksporti, çka është reflektuar me shitje më të pakta jashtë vendit”, sqarojnë burime brenda kompanisë kanadeze.
Bankers Petroleum është eksportuesja e vetme e naftës shqiptare, të cilën e nxjerr dhe e përpunon në rajonin e Patos-Marinzës në bazë të marrëveshjes koncesionare me qeverinë shqiptare.
Tregtia me Kosovën ka vijuar të jetë e ulët. Dy muajt e parë shënuan sërish tendencë rënëse, me rreth 4%.
Pas Spanjës, rënien më të madhe në vlerë e kanë shënuar eksportet drejt Kinës, që u tkurrën me 34%, kryesisht si rrjedhojë e shitjeve më të ulëta të bakrit, nga konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare e çmimeve të metaleve me ngjyra, si pasojë e rënies së kërkesës globale.
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com