Policia Rrugore e Durrësit paralajmëron fluks mjetesh në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm. Policia rrugore u kërkon shoferëve të mos bëjnë manovra të gabuara dhe parakalime pasi fluksi i mjeteve është shumë i lartë.
“Gjatë pasdites pritet një fluks i madh mjetesh në kthim nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës dhe Durrësit. U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të nisen në orare të përshtatshmë për të shmangur fluksin. Kërkojmë nga ato të jenë të kujdshëm në kontrollin e mjetit dhe sqarojmë se do ketë forca të shtuara policie në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.
Komento