Bregdeti i Shëngjinit në Lezhë është zgjedhur masivisht nga pushuesit gjatë këtij sezoni veror.
Çmimet konkurruese, pastërtia dhe mikpritja, janë disa nga pikat më të forta të Shëngjinit, për ‘thithjen’ e turistëve vendas e të huaj.
Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut vijojnë traditën e pushimeve në bregdetin shqiptar, duke mos e braktisur as këtë vit Shëngjinin.
Për Report Tv, ata shprehen të kënaqur me shërbimet, me çmimet, me mikpritjen dhe me pastërtinë.
“Për mua si Shëngjini nuk ka. Shumë bukur është, pastër është. Për turistët bravo u qoftë. Krejt lumturi. Unë prej Tetove kam ardhur, për me shiju Shëngjinin. Shumë bukur është Shëngjini. Mua më ka pëlqyer shumë”, tha një shqiptar i Tetovës.
“Mirë, unë kam që 11 vite që vij. Veç po përmirësohet, veç po shkon përpara, krejt mirë. Unë shkoj te Rana e Hedhur, sivjet kam ardhur këtu në Shëngjin”, tha një tjetër turist.
“Mirë krejt këtu. Jena të kënaqur, si në shërbim, si në hotel, si në Perëndim, krejt mirë. S’kena vrejtje, kurrëgjë, vllazën jena, me juve mirë krejt”, tha një grua.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se këtë vit në këtë qytet ka pasur një rritje me 15% të numrit të vizitorëve, krahasuar me vitin e kaluar.
Lajmi kryesor:
Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë







