Dyndje në qendrat për aplikim ID, drejtori i Emergjencave për Report Tv: Shkak kushtet e këqija, do të hapen ambiente të reja

Qendrat e aplikimit për kartë identiteti janë dyndur nga njerëzit që presin ta rinovojnë atë. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar Drejtori i Emergjencave Bledar Doracaj. Ai u shpreh për Report Tv se disa qendra aplikimi janë në kushte të këqija dhe se për këtë arsye janë krijuar radhë të gjata në qendrat të cilat janë funksionale.Doracaj siguroi qytetarët se për pak ditë radhët e gjata do të marrin fund pasi do të hapen ambiente të reja. 

Për shkak të kushteve jo të mira ku ofrohet shërbimi i aplikimit me dokumente identiteti për njësinë nr 1 dhe 2, për pak ditë do të gjejmë ambiente të reja, jemi në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës. I jemi referuar sipas afërsisë gjeografike; te njësia 1, 3, 4, dhe njësia 2  dhe njësia 5. Vetëm në këto dy njësi kemi një fluks të rritur. Megjithatë të gjithë nënpunësit e gjendjes civile janë urdhëruar se do të punojnë deri sa të mbarojë dhe aplikimi i fundit. Në Tiranë do të dyfishohet numri i sporteleve.

Bledar Doracaj, Drejtor i Emergjencave

Situata më e rënduar paraqitet në njësinë nr 5 dhe nr 3. Të moshuar dhe nëna me fëmijë të vegjël, presin që prej orëve të para të mëngjesit e deri në darkë, për të mbaruar procedurat për të përfituar mjetin e identifikimit. Ndërkohë e njëjta panoramë paraqitet dhe në qytetin e Vlorës. Në momente të veçanta kërkohet edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit, për të ruajtur qetësinë mes qytetarëve që presin në radhë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen