Rreziku i 25 prillit, rreth 1 milion votues pa karta identiteti! Ademi dhe Leli-qytetarëve: Aplikoni! Doracaj: Emigratët, 2500 kërkesa për deklarim vendbanimi

100 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit rreth 1 milion qytetarëve u skadon afati i përdorimit të kartave të identitetit.

Kështu tha Bledar Doracaj, Drejor i Përgjithshëm i gjendjes civile në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv. Teksa u ka bërë apel qytetarëve që të shkojnë dhe të aplikojnë për rinovim të kartës, Doracaj tha se po punohet dhe ditën e shtunë në mënyrë që qytetarëve të mos iu mohohet e drejta për të votuar.

"Janë rreth 1 milion zgjedhës që iu mbaron afati i ID. Ata duhet tu drejtohen zyrave. Dua tu bëj thirrje që te drejtohen duhen vetëm pak sekonda, ne nesër jemi në punë.  Nuk është e shtuna e parë dhe as e fundit, por një nga të shumtat që ne jemi në detyrë. Janë një numër i konsiderueshëm, mbase dhe pandemia ka luajtur rolin e vetë.Një numër i konsiderueshëm skane rendur ende për të përmbushur detyrim ligjor. Ne do jemi aty pa fund", tha Doracaj.

Ndërkaq ai ka treguar se deri më tani janë rreth 2500 kërkesa të shqiptarëve që jetojnë jashtë të cilët duan të deklarojnë vendbanimin një kusht ky që t'u mundësohet e drejta e votës.

"Sot kemi rreth 2500 kërkesa. Këto shqiptarë kanë aplikuar për të deklaruar vendbanimin. Mendoj për një muaj nuk është pak. Italia këtë proces e ka filluar në vitin 1998. S'më intereson nëse marrin apo jo pjesë në votime. Mua më intereson pjesa që një shqiptar që jeton jashtë deklaron adresën. Ndaj tij mund të bëhet një gjyq dhe vetëm kur vjen në shqipëri pas 10 vitesh merr vesh që ka humbur pronën", shtoi ai.

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli kanë bërë të njëjtën gjë, duke apeluar qytetarët e këtyre dy qarqeve që të aplikojnë për rinovimin e kartave të identitetit

"Çështja është teknike, kërkohet teknikalitet për ta arritur atë që është teknike. Ne, qeveria, duhet të sigurojë që çdo shtetas të ushtrojë të drejtën. Thirrje për të gjithë. Në çdo rast meqenëse kushtetuta thotë që çdo shtetas duhet të gjejë një instrument tjetër që të mos mbesë asnjë shtetas pa ID. Ky është apeli që duhet të bëjmë të gjithë. Në këtë rast, zyrat tona janë të hapura. Ofrojmë dhe infrastrukturë. Dy ditë para zgjedhjeve smund të aplikojmë. Dy ditë para zgjedhjeve duhet të kemi sigurinë që të gjithë shtetasit e kanë këtë të drejtë", tha Voltana Ademi.

"Dua të shfrytëzoj prezencën në tv tuaj për të rritur sensibilitetin e qytetarëve të Vlorës që të pajisen me karta identiteti dhe të aplikojnë paranë zyrave edhe të shtunën për të marrë shërbimet. Unë nuk dua ti futem shifrave por që  ripërsëris me forcë apelin për qytetarët që të shfaqen në sportelet për të aplikuar dhe do jemi aty për të ti ndihmuar edhe të shtunave. Nëse duam të votojmë duhet te pajisemi me karte identiteti", tha Dritan Leli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 16/01/2021 04:38

    Ketu eshte rrumpalle.Kam 100 vjet ne te njejten adrese,shkova te marr nje çertifikate per jashte,dhe rezultova vetem me adrese rruge,jo nr shtepie,pallati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion