Dyndje pushuesish në plazhin e Shëngjinit, ankesa për papastërtinë dhe rrugën

Qershori e ka gjetur bregdetin e Shëngjinit të mbushur me pushues. Fluksi i lartë i qytetarëve që i drejtohen kësaj zone turistike vihet re që në rrugën hyrëse. Gjatë fundjavës numri i automjeteve ka qenë mjaft i lartë, e ne disa raste duke shkaktuar edhe trafik të rënduar.

Nuk janë vetëm pushues ditor, por ka edhe nga ata të cilët janë akomoduar për të kaluar pushimet verore. Pushuesit thonë se Shëngjini i ka përmbushur pritshmëritë e tyre, por problem mbetet vetëm pastërtia, e cila nuk është në nivelin e duhur.

Pushues 1: Çmimet në krahasim me vendet e tjera që kam vizituar janë të pranueshme edhe për ekonominë që ka gjithsecili prej nesh. Për pastërtinë, ka pak probleme, ndoshta është fillimi i sezonit dhe po merren me menaxhimin e situatës.

Pushues 2: Ndoshta s’ka filluar akoma sezoni dhe nuk është aq pastër, shikoni dhe vetë mbeturinat këtu pas.

Pushues 3: Mua më pëlqen shumë Shëngjini, mikpritja është shumë mirë.

Pushues 4: Nuk është shumë keq, por mundet me qenë dhe më mirë.

Shëngjini është më i preferuari për shtetasit Kosovar të cilët e zgjedhin për të kaluar pushimet e tyre verore. Ndërsa bashkia Lezhë premton se do të ketë më tepër vëmendje ndaj kësaj zone turistike për të ofruar shërbime gjate sezonit të verës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur