Dyndje qytetarësh në Parkun e liqenit në fundjavë, lojrat hapësira e preferuar e fëmijëve

Në parkun e liqenit të Tiranës, e diela ka sjellë një mbipopullim të qytetarëve. Të rinj dhe të moshuar, prindër edhe fëmijë vendosën që këtë ditë të ngrohtë janari ta kalonin në ajërin e pastër që ofron ky park. Duket se fëmijët janë ata të cilët e shijojnë më së shumti këtë park, pasi aty ndodhet edhe këndi i lojrave i cili u jep mundësinë të argëtohen në liri të plotë.

Më së shumti qytetarët shijojnë shëtitjet në ajër të pastër. Ata shprehen të kënaqur për atë çfarë ofrohet aty, dhe madje e frekuentojnë shpesh si vend. Parku i Liqenit është vendi më i afërt në kryeqytet për të shëtitur në natyrën larg smogut, dhe është i përballueshëm nga të gjithë shtresat. Pavarësisht zhurmës dhe lëvizjeve të shumta, Liqeni është një alternativë e mirë për të mbyllur një javë të lodhshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë