Dyndja e turisteve kosovarë në Sarandë ka bërë që shumë biznese të hapin aktivitetet e tyre në këtë qytet. Ndërkohë gjatë ditës së sotme rreth 23 përfaqësues të bizneseve kosovare kanë zhvilluar një takim me Ministret e Ekonomive të dy shteteve shqiptare, atij të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Vizita e biznesmenëve kosovarë do të zgjasë tre ditë të cilët do të shohin mundësinë e hapjes së bizneseve të tyre në këtë zonë. Sipas ministres Ekonomi ky takim është në të mirë të dy vendeve duke rritur shkëmbimet tregtare.
Ministrja e Ekonomisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami tha se urat e bashkëpunimit janë vendosur vite më parë prej tregtarëve të agrumeve, ndërsa tani bashkëpunimi do të shtrihet edhe në sektorë të tjerë.
Delegacioni kosovar është pritur prej kryetares së bashkisë së Sarandës dhe dhjetëra përfaqësuesve të biznesit lokal të tri Bashkive Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Floriana Koka tha se prania e biznesit kosovar në Sarandë është në rritje ndërsa sezoni i këtij viti pritet të jetë më i suksesshmi për disa ndërmarrje të përbashkëta.
Ndërkohë që në Sarandë prej vitesh janë hapur lokale të cilët kanë pronar shtetasit nga Kosova, të cilët kanë qenë mjaft të suksesshëm në biznesin e tyre.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO