Kultivuesit e marihuanës tashmë lidhet drejtpërdrejt me konsumatorët e saj nëpërmjet marketit të ri të hapur qëllimisht për tregtimin e kanabisit, në Los Angeles, Kaliforni. Dyqani është i pari i llojit të tij në Kaliforni dhe ka kopjuar modelin e ngjashëm që funksionon prej vitesh në Washington dhe Kolorado.
Drejtuesja e këtij dyqani, që luan më tepër rolin e një farmacie bimore, shpehet se arsyeja e hapjes së tij ishte për të krijuar një eskperiencë më personale të blerjes se marihuanës dhe për të patur çmime më të ulëta, për të gjithë personat të cilët kanë nevoja mjekësore në përdorimin e saj.
Duket si anormale krahasuar me përvojën që është krijuar në Shqipëri me këtë produkt, por në shumë vende të botës kanabis është e legalizuar dhe përdoret si trajtim mjekësor për disa lloj sëmundjesh, duke e konsumuar atë nëpërmjet pirjes së tij si çaj.
Një prej tregëtuesve të marihuanës thotë se fakti që të gjithë prodhuesit e saj janë mbledhur në një dyqan nga qindra kultivues të zonave të ndryshme e bën këtë eksperiencë shumë më të lehtë dhe praktike, si për blerësit ashtu dhe për shitësit.
Ky treg kontrollohet nga Programi Mjekësor i Marihuanës dhe përdor një sistem rregjistrimi nëpërmjet kartave të identitetit, ku bazuar në rekomandimet e mjekut, çdo kush që figuron në atë listë mund të marrë dhe të konsumojë sasi të caktuara kanabisi në bazë të recetës së përcaktuar.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com