GREQI- Një operacion i përmasave të mëdha po zhvillohet në ishullin Skopelou në zonën e Sporadha-s, pasi dyshohet se fshihen trafikantë shqiptarë. Referuar mediave greke, forca të shumta nga deti dhe toka po kontrollojnë zonën, me ndihmën e qenve anti-drogë. Deri tani policia ka gjetur 103 pako me rreth 1 ton marijuanë të fshehur, në një shpellë në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit.
Dyshimet janë që ky operacion të ketë lidhje me atë të zhvilluar 5 ditë më parë, ku në ujërat greke u kap një gomone, e ndërsa një tjetër arriti t'i shpëtonte ndjekjes së policisë. Pikërisht skafistët e kësaj të fundit, dyshohet se janë fshehur në ishullin Skopelou, që ndodhet në Detin Egje, përballë Turqisë, nga ku mendohet se është fshehur edhe sasia e drogës.
Nga operacioni i 5 ditëve më parë i policisë greke fillimisht u raportuan se ishin dy shqiptarë që ishin prangosur dhe personi i tretë ishte italian, mediat greke sqarojnë se të tre trafikantët e arrestuar janë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tyre ende nuk dihet. Rezistenca e shqiptarëve mori fund pasi u ndoqën dhe u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter. Në momentin që u rrethuan skafistët u dorëzuan duke ngritur duart.
Ndëkohë, më herët studion e Report Tv gazetari Artan Hoxha tha dje se ata u ndaluan në rrugën e kthimit pasi kishin shkarkuar lëndën narkotike. Duke e quajtur këtë një skemë të ngjashme me atë që përdorte grupi i Met Kananit, Artan Hoxha u shpreh se personat që merren me transportin e lëndës narkotike në det nuk janë kultivues të lëndëve narkotike, por profesionistë për të manovruar në det duke qenë se rrugët që ato bëjnë, janë të tejzgjatura dhe me mjaft peripeci.
Me perafersi, llogaritjet tregojne se nese 1 ton u kap, 10 kane care ferren. Mjaft me mburrje per zero kultivim se ska pse kultivojne kur per tre vite korren qindra ton. Tani thjesht e teafikojne.
Përgjigju