TIRANË - Një ditë pasi mori me shkrim kërkesën për të deklaruar pasurinë e tij, Lulzim Berisha i ka dorëzuar Operacionit Forca e Ligjit formularin e vetëdeklarimit. Ai kishte 48 orë afat për ta dorëzuar formularin, por e ka bërë këtë brenda 24 orëve.

ReportTv mëson se Lulzim Berisha i pyetur për pasuri tokë apo prona të paluajtshme në emër të tij është përgjigjur se nuk ka asnjë dhe për këtë ka depozituar edhe një vërtetim nga Zyra e Kadastrës Durrës ku rezulton se ai nuk është pronar.

Në deklaratën e pasurisë së tij, Lulzim Berisha sqaron se zotëron një bar kafe me qira, autobote që furnizon me karburant anijet e portit, një makinë dhe aksione në kompaninë që ka në bashkëpronësi me motrën e tij, të gjitha sipas tij, të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.

Tashmë, bashkë me formularin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme mbi të cilat OFL ka ngritur dyshime për pasuri të pajustifikuar të Lulzim Berishës, Operaciaoni Forca e Ligjit do t'ia dorëzojë SPAK-ut, ku brenda 15 ditëve duhet të shqyrtojë kërkesën dhe t'ia dërgojë gjykatës, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendim nëse duhet dhënë ose masë sekuestroje për pasuritë e Lulzim Berishës, ,ish-kreu i bandës së Durrësit. Sipas aktit normativ Anti-KÇK, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin ose jo përfundimtar të tyre.

Për Lulzim Berishën, struktura e OFL-së thotë se në 2016 u dënua me burgim përjetë për disa vepra penale, grup të strukturuar, trafik droge dhe pastrim parash, por në 2016 Apeli i Durrësit e liroi me kusht

Sipas aktit normativ, në vetëdeklarim, Lulzim Berisha duhet të ketë shprehur: burimet e ligjshme të sigurimit të pasurive; shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesit të ligjshëm që gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi;  sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin e të ardhurave në rast shitblerjeje); përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronarë ose është në përdorim të të tretëve apo këta përfitojnë prej saj nënjë mënyrë tjetër; të ardhurat e ligjshme vjetore; çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë.

ReportTv siguron ekskluzivisht pyetjet të cilat i dërgohen personave të konsideruar pjesë e krimit të organizuar që do duhet të justifikojnë pasuritë e tyre për efekt të aktit normativ për goditjen e aseteve të tyre, njohur ndryshe si Operacioni Forca e Ligjit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Zbardhet deklarata e pasurisë së Lulzim Berishës: Kam vetëm një lokal me qira, një BMW, 2 bote nafte dhe aksione në kompaninë e motrës

Zbulohet pasuria që Lulzim Berisha ka deklaruar në plotësimin e formularit që iu dorëzuar para 24 orëve nga forcat speciale të Operacionit 'Forca e Ligjit'. Në formular, Berisha deklaron se nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme të regjistruar në emrin e tij, për shkak se ato i janë konfiskuar nga shteti me vendim gjykate në 2010, por deklaron se zotëron një bar kafe me qira, autobote që furnizon me karburantë anijet e portit, një makinë dhe aksione në kompaninë që ka në bashkëpronësi me motrën e tij.

Në formular, Berisha deklaron se zotëron:

-Një bar kafe, të cilin e ka me qira që prej 5 janarit 2018

-Dy autoboteve që furnizon me karburant anijet në port

-Një makinë tip BMW të blerë 1 milion lekë të reja në 2019

-40 % të aksioneve në kompaninë REJAN, të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij Luljeta Berisha dhe Enkejleda Shoshi, e cila merret me furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit.

Në formularin e dorëzuar, Lulzim Berisha cilëson se këto pasuri i ka të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.