TIRANE- Duroi 8 vite dhunë dhe torturë, 28-vjeçarja Eglantina Ismailaj shkëput komunikimin 1 muaj më parë me familjarët. Ishte vetëm 20 vjeçe kur u fejua me shkuesi në Zvicër, ndërsa bashkëjetuesi,shqiptari nga Kosova Vedat Avdija dhe familja e tij e "mbajnë peng’’ nënën e tre fëmijëve. Kjo histori dhune,por edhe dyshimi se u abuzua seksualisht nga vjehrri, rrëfehet nga nëna e Englantinës, Zade dhe e motra Fahria, në studion e emisionit “Pa Gjurmë”. Kjo e fundit, izolimin e së motrës në një shtet të huaj, e shpjegon me fshehjen e pasaportës së saj, nga njerëzit e të shoqit.
“8 vite motra nuk e gjeti pasaportën. Ia fshehu. Kur ka qenë babi gjallë ishtë në Zvicër, burri e rrahu edhe në sy të babait dhe babai e kapi prej fyti Vedatin. E kishin mbyllur pastaj në një dhomë, pa ngrënëdhe pa pirë. Kunati e ka kërcënuar me thikë dhe i ka thënë ik në Shqipëri, shitu”-thotë e motra Fahrie Ismailaj
Ky fakt pohohet edhe nga vetë 28-vjecarja, Englantina, viktimë e kësaj dhune, e cila në një komunikim në telefon që ka bërë me të ëmën pak ditë para se të zhdukej dëshmon dhunën.
"E kam duruar gjithë jetën, e kur vjen puna Fatlumi (kunati) më thotë mua gjithë ato llafe, ndërsa burri im nuk thotë asgjë. Se kur ka ardhur ai me fëmijët e vetë në darkë, fëmijët bënin zhurmë, e ka rrahur djalin dhe Vanesa (vajza) ka filluar të qaj, ashtu siç e ka ajo. Unë i kam thënë Vedatit( burrit ) hajde ikim, ndërsa Fatlumi ka thënë rrini s’ka nevojë, se iki unë në shtëpi. Por t’i s’mundesh të bëhesh zot në shtëpinë time. Pastaj nisi të thoshte, motra jote ka sjell policinë...unë i thashë policinë e keni sjell vetë..më pas më shau. “Shko në Shqipëri”-më tha, - Shitu me lekë se baba të ka vdek.Unë i thashë mos fol kështu, për babin tim, se zemra më dhemb sepse nuk e kam parë kur ka vdek. “Mos ma ngri zërin mua“- tha, sepse të isha si Vedati unë do kisha mar grua tjetër. “Cfarë kam duruar unë”,- i thashë, me Vedatin, pa ngrënë, pa veshur, gruaja jote nuk besoj se do të kishte ndejtur dhe që atëhere u prish puna...e prishi i vëllai dhe babai i vetë...ky Vedati po varet krejt prej familjes së vet, nuk ka asgjë në dorë, vetëm ato 3 fëmijë i ka bërë...
Nëna: Më kallzo të drejtën, a ka vënë ndonjëherë dorë mbi ty ?
Ka pas raste boll kur kam qenë atje, deri televizorin ma ka shtie n’kry gjakun ma ka nxjerr.
Cfarë s’kam heq...në një dhomë kam mbetur pa bukë.
“Pa Gjurmë” arrin të lidhet live nga Zvicra, me kunatin e Englantinës, Fatlum Avdija, personi që akuzohet për dhunë ndaj kunatës, por ai mohon akuzat dhe mbyll telefonin.
Fatlum Avdija:Më falni jam në punë nuk flas dot. Nuk flas dot. Ajo ka burrë pse nuk flet me burrin e vet. Nuk është e vërtetë që e kam rrah...
Odeta Dume:Po ajo ju akuzon juve për dhunë
Fatlumi mbyll telefonin...
Akuzat vijojnë edhe më tej, tek dyshimi nga familjarët se e motra është abuzuar seksualisht në Zvicër edhe nga vjehrri i saj.
“Ishte data 31 dhjetor. Erdhi vjehrri dhe motra ishte në banjo. Ai qëndroi me motrën në banjo. Kisha djalin e vogël në dorë 3 muajsh dhe nuk trokisja dot. Kaluan 20 minuta dhe pastaj doli motra dhe më shkeli buzën. Nuk mundi të nxirrte zë. Nuk fola kurrë me motrën atje, pasi na rrinte gjithë kohës burri aty. Dyshojmë se vjehrri e përdhunoi. Kur ndodhi ajo me vjehrrin motra doli e tronditur. Kishte shenja. E denoncova ne polici. E kam sjell aty policinë, dola jashtë urgjent. Mos bërtit se pasaportën nuk ta jap më tha vjehrri motrës”-tha Fahria
Englantinabashkëjeton me shqiptarin nga Kosova Vedat Avdijan, në Zvicër që prej vitit 2012 pa bërë celebrim. Dy fëmijë lindën në Francë, gjatëkohës që ishin në azil. Pas 3 vitesh qëndrimi atje, pasi nuk përfituan azil zhvendosen në një qytetnë Zvicër. Englantina ishte 7 muajshe,sërish në kërkim të azilit, kur autoritetet zviceriane e dërguan në një kamp në Zvicër. I dhanë letrat brenda për brenda, bashkë me tre fëmijët, aty ku jeton edhe sot, thuajse në izolim, për shkak të dhunës së vazhdueshme, ndërsa me familjen e saj në Shqipëri ka humbur kontaktet që prej janarit të këtij viti.
“Unë nuk dua ta sjell Englantinën në Shqipëri, sepse ka tre kalamaj. Dua autoritetet atje ta marrin në mbrojtje”-me këtë apel në studio e mbyll rrëfimin e saj nëna e Englantinës.
Zonjë, apo familjarë të saj mjafton të shkoni në Komisariatin më të afërt të Policisë së zonës ku jetoni dhe të informoni mbi situatën si edhe të kërkoni policisë listën e shoqatave dhe organizmave që ndihmonë gratë e dhunuara për të strehuar vajzën tuaj. Në rast se policia e sheh të nevojshme merr masa të menjëhershme dhe largon për 6 muaj nga banesa bashkëshortin dhunues me urdhër të prokurorit, së bashku me prindërit dhunues duke ju lënë ju vetëm me fëmijët në atë banesë.Kjo masë e përkohshme merret kur banesa i përket bashkëshortit tuaj. Shpëtoni veten nga njerëz që nuk njohin as ligj, as civilizm dhe as kulturë edhe pse jetoni në mes të civilizimit, në mes të kulturës dhe të ligjeve.
PërgjigjuNjerez a njihni te drejtat tuaja? 1.Nese dikush ju dhonon fizikisht apo psikologjikisht ne Zvicer denoncohet ne polici, vjen policia e merr dhe e mban nja 24 ore ti vine mendte. I hap nje proces penal nese ju beni kallzim penal ndaj tij e denojne dhe ju merrni demshperblimin tuaj. 2. Nese bashkeshorti dhunon femijet ndiqet e njejta procedure dhe merren masa qe ai te mos perseris te njejtin akt. 3. Kur te perdhunon nje pjesetar tjeter i familjes denoncohet dhe nuk rrihet me ne ate shtepi. Ne zvicer ka mjaft shoqata dhe organizma pervec shtetit qe ofrojne ndihme dhe asistence 24/24 per grate e dhunura si edhe ju strehojne ne rast se s keni ku te ikni. 4.Fshehja apo asgjesimi i leternjoftimit dhe izolimi i personit si dhe kufizimi i levizjes se tij eshte veper penale dhe denohet me ligj. Mos rrini duarkryq veproni shpetoni veten dhe femijet nga burra shtaze qe rrahin partneret dhe femijet, ju kufizojne lirine e lëvizjes dhe nje sere te drejtash personale dhe profesionale. Liria, dinjiteti dhe e drejta per jete nuk kembehen me asgje ne bote. Familjare denonconi rastin prane autoriteteve zvicerane, ndihmoni femijet tuaja nese gjenden ne pamundesi te shpetojne veten nga burgu ku jane futur. Dhe mos i coni femijet derr ne thes duke i martuar me mbleseri, lerini ta gjejne vete partnerin e jetes se tyre. Behuni aktore te jetes suaj dhe jo viktima.
PërgjigjuQe Ligjet Evropiane,,sidomos ne Zvicer e marin ne mbrotje ate zonje nese te gjitha Jane te verteta .. Dhe AI Trimi do punoje Tere Jeten ,dhe nje pjese te Rroges jua japin Femijve .. Nuk e derpeeton njeri ,,nese Ajo NUK deshiron te kthehet .. Fatekeqesi,,kushdo qofte ne te Tilla,raste..
Përgjigju