Dyshohet për 30 zona të të
 zhdukurve të komunizmit
Sula: Verifikojmë ADN-ne

Dyshohet për 30 zona të të<br /> zhdukurve të komunizmit<br />Sula: Verifikojmë ADN-ne
TIRANË - Qeveria ka përgatitur hartën e vendvarrimeve të të pushkatuarve gjatë regjimit komunist. Tridhjetë janë zonat ky dyshohet se janë eshtrat e personave të zhdukur gjatë kohës së regjimit komunist. Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula ka dhënë detaje në studion e Report Tv për planin e qeverisë për gjetjen e 6 mijë të cilët ende nuk u gjendet varri, ku përfshihen të vdekur nëpër burgje apo dhe të ekzekutuar nga diktatura.

“Në bashkëpunim me familjarët Instituti i ish-të përndjekruve politikë ka krijuar një hartë tashmë të mikrolokacioneve, janë rreth 30 mikrolokacione. Në bazë të dëshmive, në bazë natyrisht pranë kampeve, pranë burgjeve ka vend varrime masive këto janë përpiluar në hartë, në bazë të dëshmive gojore personelit të implikuar atëherë në organet e dhunës dhe të përndjekjes që ka treguar. Zakonisht janë dhe shumë pranë lumenjëve, por ajo që është kryesorja dhe konkluduese është që janë në të gjithë Shqipërinë”, tha Sula.

Sipas të dhënave të grumbulluara deri më tani rezulton se varret e tyre janë në breg të lumenjve, pranë kampeve si dhe pranë burgjeve të të dënuarve politik. Sula ka shpjeguar se si eshtrat do të gjenden falë pajisjeve të cilat do të vihen në dispozicion nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, organizatë e pavarur qe siguron dhe financimin e zbatimit të projektit.

“ICMP siç e thashë zotëron teknologji shumë të lartë satelitorë dhe dallon menjëherë truallin tokën dhe shikon nesë ka mbetje mortore humane dhe përnjëherë e lokalizon, punon me preçizion do të thoja kurse përs a i përket materialit gjenetik gjendur në eshtrat e këtyre mbetjeve mortore tre familjarë japin monstrën e gjakut të tyre një monstër merrët nga çdo person i gjetur dhe nëpërmjet një kombinimi që ndodh me bëhet përputhshmëria”, u shpreh zv.ministrja.

Projekti i kërkimit do të nisë fillimisht në zonën e Dajtit dhe në zonën e Ballshit. Në këto zona dyshohet se janë 150 raste të të pushkatuarve që nuk u dihet ende vendvarrimi. Për të arritur në përcaktimin e hartës së varreve janë përdorur dëshmitë e banorëve të zonave por dhe të punonjësve të kohës. Megjithatë si nisje e projektit do të jetë dhe rishikimi i ligjit përsa i përket këtij procesi. 

Kërkimi nuk do të jetë vetëm për vendvarrimet e të pushkatuarve me dhe pa gjyq gjatë regjimit komunist, por do të kërkohet gjetja dhe e vendit të prehjes për të rinjtë që janë ekzekutuar në kufi në vitin 1990. Sula është shprehur se të dhënat tregojnë se në kufi në vitin 1990 janë vrarë dhe fëmijë, ndërkohë që do të kërkohet të gjenden edhe eshtrat e të dënuarve politik që kanë vdekur në qeli gjatë vuajtjes së dënimit.

Qeveria shqiptare ka muaj që ka nisur përgatitjet për këtë plan veprimi i cili do të ndahen në dy faza ku fillimisht do të kërkohet në dy zonat pilot dhe është përllogaritur të ketë një kosto prej gati 5 milionë euro. Nëse do të ketë sukses projekti do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. 


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve