Një i dyshuar për krime lufte në Kosovë është arrestuar më 12 shtator, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Policia tha se i dyshuari, T.P., i nacionalitetit serb, u arrestua në bazë të një autorizimi të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.
“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”, u tha në njoftim.
Autoritetet bënë të ditur se i dyshuari tashmë gjendet në ndalim policor, teksa Policia nuk dha detaje se ku u krye arrestimi i tij.
Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, afër 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-'99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.5%
-
Të gabuar
19.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2523
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26
-
KFOR dhe Ushtria e Serbisë kryejnë patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi
26 Shtator, 19:45
-
I dënuar me burgim të përjetshëm, shqiptari arrestohet në aeroportin gjerman
26 Shtator, 18:14
-
'Mos urino në derën para klubit', Hovenier i ashpër me Kurtin! Gazetarja: E merituar, kryeministri po nxit vendin kundër SHBA dhe BE
26 Shtator, 12:29
-
'Jeta e njeriut s'vlen gjë për rusët': Rrëfimi i serbit që luftoi në Ukrainë
26 Shtator, 09:09
-
Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon kurajë dhe angazhim të palëve
25 Shtator, 19:49
-
Kryesimi shqiptar i Kartës së Adriatikut, Ministri Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës
25 Shtator, 17:48
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Itali, 46-vjeçari arrestohet në Tiranë, pritet ekstradimi (EMRI)
25 Shtator, 16:17
-
Drogë, shpërdorim detyre dhe mashtrime, 5 të arrestuar në pak orë në Tiranë! Çifti gënjente klientët online, punonjësi vodhi kompaninë
25 Shtator, 14:07
-
Britania dërgon personel dhe automjete në Kosovë për stërvitje me KFOR-in
25 Shtator, 12:25
-
Derbi i Beogradit kthehet në arenë dhune, tifozët futen në dhomat e zhveshjes! Dorëhiqet trajneri i Partizanit
25 Shtator, 11:51
-
Kishte kultivuar 2500 rrënjë kanabisi, arrestohet 29-vjeçari në Spanjë
24 Shtator, 19:52