Biznesmenit të ndërtimit iu mbushën llogaritë bankare me paund nga Anglia, i sekuestrohen bashkë me toka e makina luksoze! Adem Metkola: Ishin kapar për të ndërtuar resort në Durrës

TIRANE-  Një biznesmeni ndërtimi, ish kandidat për këshillin bashkiak të Kamzës në zgjedhjet e 14 majit 2023, nën siglën e Partisë Republikane, - drejtuar nga Fatmir Mediu - i është vendosur pasuria në sekuestro preventive pasi akuzohet për pastrim parash.

Prokuroria e Tiranës informoi sot (7 maj 2024)  se i janë vendosur në sekuestro preventive 2100 metra katrorë tokë truall, mbi 1200 metra katrorë tokë arë, llogari bankare dhe 7 makina luksoze. 

Në llogaritë bankare të Metkolës dhe ish bashkëshortes së tij, Arjana Xhika, ndër vite kanë mbërritur transfera me vlera të konsiderueshme nga Britania e Madhe,  të cilat sipas biznesmenit do të investoheshin në resort në Durrës. 

"Nga informacioni i marrë dhe verifikimet e kryera, ka rezultuar se në llogaritë e shtetasve Adem Metkola. dhe Arjana Xhika, në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme. Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.  Lidhur me këto transferta, shtetasi Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi" thuhet në njoftimin e prokurorisë. 

Në skemë dhe nje angleze 
Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike, Carolyn Patricia Perry ndërsa lidhur me këto transferta, Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

"Nga hetimet e deritanishme, prokuroria vlerëson se duhet vendosur sekuestro preventive pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Adem  Metkola. në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Arjana Xhika kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry, e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme" thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Tha se ishin kursime familjare
Prokuroria dyshon se të ardhurat e tij kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit pasi Metkola rezulton se është deportuar në 2007 dhe nuk është kthyer në angli.

"Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, shtetasi Adem Metkola. ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton që ky shtetas është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia"

Prokuroria kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:
Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;
Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2 në Kamëz;
Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;
Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;
 Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.
Llogarive bankare të Adem Metkola
Llogarive bankare të shtetases Arjana Xhika
“Smart Micro Compact”;
“Hummer H2”;
Suzuki Sëift”,
“Mazda 2500”;
“BMW X6
Xdrive” 35D;
“Mercedes Benz ML”
“Range Rover Evoque”

[Kliko këtu për të parë formularin vetdeklarimi]

[Kliko këtu per të parë Njoftimin nga Prokuroria e Tiranës]

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
'Ishin kapar për resortin në Durrës! Zbulohet emri i anglezez që mbushi me paund llogaritë bankare të biznesmenit Metkola

1715088370_finalprojekt.01245424.Still201removebgpreview.jpg

Adem Metkola

Sipas prokurorisë së Tiranës në skemën e pastrimit të parave ku dyshohet se është përfshirë biznesmeni i ndërtimit, ka qenë dhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry e cila ka kryer transfertat si dhe gjithashtu kanë blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme.
 

Lidhur me këto transferta, shtetasi Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi" thuhet në njoftimin e prokurorisë.  

Më 28 dhjetor 2022 Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e resortit turistik me vendndodhje në rrugën: “Currila”, Bashkia Durrës, të biznesmenit të ndërtimit Adem Metkola së bashku me shtetasen angleze Carolyn Patricia Perry.

Ora 15:19
Adem Metkolës iu sekuestruan prona e llogari bankare, në zgjedhjet e 2023 kandidoi për anëtar Këshilli Bashkiak në Kamëz si përfaqësues i Mediut

Shqiptarja.com mëson se prokuroria e Tiranës ka vendosur në sekuestro preventive pronat e Adem Metkolës, i cili në zgjedhjet e 14 majit të 2023 kandidoi për anëtar të këshillit bashkiak në Kamëz nën siglën e Partisë Republikane.

Prokuroria e Tiranës dyshon se kemi të bëjmë me një pastrim parash të ardhura nga Anglia.

Për gati 5 vite në llogaritë bankare të tij dhe të bashkëshortes në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme. Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet.

Në formularin e vetëdeklarimit ai ka deklaruar se nuk ka pasur masë dëbimi nga asnjë shtet, ndërkohë prokuroria verifikon se ai ka qenë i kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/05/2024 02:01

    Dhe leku shkon ne stratosfere fale Metkolave me shoke! Po si mendoni ju,kush eshte ai i huaj qe ka dy mend ne koke, qe te jape para per dicka qe nuk eshte ndertuar akoma,ose kurre,pa dokumente,pa kontraten perkatese e te ngjashme te vulosura e me prokurat perkatese dhe kujt,nje shqiptari?! Keto jane fitime shtepish bari dhe dyshoj qe kjo anglezja eshte thjesht nje /decoy/ qe ose eshte pjese e grupeve kriminale,ose perdoret prej tyre per te mos ngjallur dyshime e kundrejt ndonje shperblimi.Me vjen keq per zoterine qe ju prishen planet para kohe, per t'u bere /investitor stategjik/!

    Përgjigju
  • Paraja: 07/05/2024 17:40

    Paska ngaterru sigel. Ke Toma ke paret e shplame pa zhurme.

    Përgjigju
  • Kolmeta: 07/05/2024 16:29

    Dy nenshkrime (firma) njesoj nuk i gjen ne deklarate :))))))))))))

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar