TIRANË- Igli Tare është paraqitur sërish në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit, dyshohet se ka fshehur në emër të tij një vilë 103 metra katrorë në një zonë rezidenciale në Dhërmi, e cila është vënë në sekuestro me urdhër të SPAK.
SPAK dyshon se Balluku e ka përfituar vilën si ryshfet për 2 tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur drejtonte “Albcontrol”. SPAK thotë se tenderat për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol iu dhanë në shkelje kompanisë së ndërtimit "Eurocol" dhe në këmbim Balluku mori një vilë në bregdetin e Jonit, rezidencën “White Rocks”. Për këtë episod, ndaj Ballukut është shtuar akuza e korrupsionit, ndërsa Igli Tare po hetohet për pastrim parash. Për të njëjtën akuzë po hetohet edhe biznesmeni Pandeli Carapuli, i cili dyshohet si personi që i dha ryshfet vilën ish-zv.kryeministres.
Balluku s’mund ta regjistronte vilën në emër të saj dhe për ta fshehur pasurinë, SPAK thotë se ka përdorur ish futbollistin Igli Tare dhe një vartëse të saj në Albcontrol, shefen e kabinetit Joana Bushi. Sipas prokurorëve, Igli Tare është bërë pronar fiktiv i vilës përmes një kontrate të lidhur më 5 dhjetor 2018. Më pas vila ka kaluar si e dhënë me qira Joana Bushit, ndërkohë që përdorimin faktik e ka pasur Belinda Balluku.
Paraqitja e Igli Tares në SPAK, vjen pas kontrolleve që SPAK ushtroi më 30 korrik në shtëpi e zyra të lidhura me ish-futbollistin e Kombëtares.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
nese me te vertete e ka bere, eshte treguar jo shume i zgjuar. me siguri Tare ka disponibilet te larte te ardhurash dhe nuk e kuptoj se perse do te duhej ta benete kete gje.
Përgjigju








Komente
Komento