Dy muaj pas humbjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur pasditen e kësaj të diele ne qender te qytetit, ku ndezen qirinj në dhe kërkuan drejtësi per te rene, e cila i dha fund jetes pas dhunes se ushtruar nga ish bashkeshorti Eraldo Fizi i cili vijon te jete ne kerkim nga policia.
Mes lotëve dhe dhimbjes, të pranishmit kanë përsëritur thirrjen që e vërteta për ngjarjen të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Familjarët shprehen se prej dy muajsh po përballen jo vetëm me plagën e rëndë të humbjes së Xhuanës, por edhe me pritjen e gjatë për drejtësi.Sipas tyre, ende ka shumë pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, ndaj kërkojnë që institucionet përgjegjëse të veprojnë me transparencë dhe pa vonesa, në mënyrë që drejtësia për Xhuanën të vihet në vend.
"Jemi mbledhur sot këtu, me një dhimbje shumë të madhe. U bënë dy muaj nga ikja e Xhuanës dhe akoma nuk është vendosur drejtësi. U bëjmë një lutje të gjithë institucioneve përkatëse, ta zbulojmë të vërtetën e të kapet autori. Kjo drejtësi është sensibilizim për të gjitha femrat që mos të dëgjoj nesër pasnesër të kenë fatin e Xhoanës” tha Silvana Nikollaj, e motra e Xhuanës
“Drejtësia duhet të vendoset në vend sa më parë, që autori të kapet. Institucionet të bëjnë punën. Të mos e zvarrisin dhe ccdo veprim të bëhet në transparencë dhe të dalë e vërteta. Kemi shumë pyetje dhe nuk kemi marrë përgjigje. Përse nuk është kapur akoma autori. Të vazhdojnë kërkimet e të mos ndalen që ai të kapet sa më shpejt ” thotë Marja Nikollaj.
Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj saj nga ish-bashkëshorti Eraldo Fizi, ndërsa më pas dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe vazhdon të mbetet një plagë e hapur për familjarët dhe qytetarët që kërkojnë zbardhjen e plotë të saj.
Komente








