TIRANE- Teksa numri i të arrestuarve ka shkuar në 10 persona, vjedhja e mbi 700 miliard lekëve nga kasaforta e Thesarit të Shtetit mendohet se nuk mund të jetë kryer vetëm nga punonjësi i këtij institucioni, por në lojë ka shumë gjasa që të ketë qenë dhe punonjës të bankave të nivelit të dytë.

Këto dyshime kanë lindur nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, e cila disa ditë më parë ka kërkuar ekspertimin e firmave të disa procesverbaleve dhe mandat pagesave të dorëzimit të lekëve nga bankat, pranë Thesarit të Shtetit Shqiptar.