1769509153_halilhysaj.jpg

Ky është Halil Hysaj, 31-vjeçari që u arrestua me armë në Rinas, teksa tentonte të kalonte drejt Italisë. Arma tip pistoletë iu gjet në çantën e krahut. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka mohuar të ketë pasur djeni për armën ndërsa është justifikuar me argumentin nuk e di kush ia ka vendosur në çantë dhe se tani po e shihte. Hetuesit dyshojnë se 31-vjeçari tentoi ta trafikonte armën drejt Italisë ku dyshohet se mund ta shiste në vendin fqinj. Ai rezulton me precedent penal dhe i arrestuar në Itali për plagosje.


Lajmi kryesor:

Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas! Zbardhet dëshmia: Nuk e di kush e ka futur në çantë, tani po e shoh (EMRI+FOTO)