Dyshohet se u rekrutua nga ekstremistët myslimanë/ Dyshimet e reja: 22-vjeçari mund të jetë keqtrajtuar në Pakistan

TIRANE- Dyshohet se u rekrutua nga ekstremistët myslimanë, rezulton ende i zhdukur Lulëzim Berberi. ’’Pa gjurmë’’ solli mbrëmjen e së enjtes këtë histori të djalit nga Berati, i cili u nis për studime dhe përfundoi në zonën e nxehtë të Kashmirit, në kufi me Pakistanin, në kohën e shpërthimit të tensioneve indo-pakistaneze. Dyshimet e familjarëve janë se djali nga Berati u mor për qëllime të tjera pasi Lulëzimi ishte një djalë me të dhëna mjaft premtuese, zotëronte 5 gjuhë të huaja dhe ishte student i shkëlqyer i Informatikës. Lulëzimi kishte planifikuar ikjen e tij, duke përdorur studimet si pretekst, për t’u larguar jashtë territorit Shqiptar.

Pas viteve 2000 kur edhe shpërthyen tensionet indo-pakistaneze, ndërsa ishin në pritje të një të dhëne mbi fatin e Lulëzimit familjarët mësuan një lajm tronditës se ai ishte plagosur.

Lajmi erdhi nga Xhamia e Tabakëve përmes shtetasit amerikan me origjinë pakistaneze, me të cilin Lulëzimi kishte miqësi dhe se të dy ishin frekuentues të fesë myslimane. Ai kishte njoftuar se Lulëzimi ishte plagosur në Kashmir gjatë tensioneve atje dhe kishte kërkuar ndihmën e familjarëve në Shqipëri.

Pas këtij lajmi familja mësoi të tjera detaje, se kishte qenë pikërisht personi me origjinë pakistaneze që i kishte prerë biletën Lulëzimit për t’u larguar nga Shqipëria.

Por në studion e Report Tv familjarët kanë ngritur edhe një tjetër pistë dyshimi. Ata kanë treguar se disa vite më parë kishin dëgjuar në mediat greke një lajm se në Pakistan ishte keqtrajtuar një person me emrin Lulëzim Berberi. 

Studenti i shkëlqyer i Informatikës, në vitin 1999 punoi pak kohë si përkthyes dhe bashkë më një shokun e tij mori pjesë në Luftën në Kosovë,  ndërsa u njoh atje me një shtetas amerikan me origjinë pakistaneze. Gjatë luftës në Kosovë shoku i tij mbeti i vrarë, ndërsa Lulëzimi asokohe një 22-vjeçar kthehet në Shqipëri, në vendlindjen e tij në Berat. Sipas familjarëve i riu qëndroi pak kohë në Shqipëri, kohë e cila i shërbeu për të bërë pasaportën si dhe dokumente të tjera me qëllim për të ndjekur studimet në Malajzi. Në dijeninë e familjarëve ai kishte prerë biletën, madje ishte pajisur edhe me vizë, duke i pohuar të atit se kishte fituar një bursë.

Nga Berati ai vjen në Tiranë pasi asokohe ishte një besimtar i devotshëm, frekuentues i rregullt i Xhamisë së Tabakëve. 

Me të kryer të gjitha procedurat në Shqipëri, për qëllimin final të tij në gusht të vitit 1999 ai niset për studime. Javën e parë mori në telefon dhe i tha fqinjës se ndodhej në Malajzi dhe priste të nisej për pak ditë  në Australi. Kohë më pas ai pati edhe telefonatën e fundit me të vëllanë duke i sqaruar se ndodhej në kontinentin tjetër dhe se priste shumë shpejt të niste studimet për Informatikë.

Këtu nisën dhe dyshimet e para të familjarëve se ai i kishte gënjyer dhe se destinacioni i tij nuk kishte qenë Australia e largët. Ata nisën kërkimet fillimisht në Berat ku ai kishte nisur studimet për Informatikë. Atje ata zbuluan se Lulëzimi nuk kishte fituar bursë. Sot, mbetet ende mister zhdukja e Lulëzim Berberit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akoma ke Ura: 24/10/2019 22:22

    Nga xhamia e tabakve te ures, per Studimeee Iformatikeee, Kashlesh plenash! Pa diskutim qe "i shkelqyeri" ka shkuar per shkolle. Ky dhe gjithe si ky qe kane iluzionuar Shtetin Ilamik ISIS, kane patur te gjitha mundesite te lexojne ne gjithe mediat jasht e brenda vendit, se ku po shkonin. Tani po dalin si te "genjyer"... Mer briskun o berber ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi