Dyshohet se u vra në Holandë, familja e Festim Latos hap dyert e mortit, vëllai: S'jemi 100% të sigurt që është vrarë (VIDEO)

Familja e Festim Latos, të vetë-shpallurit President i Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mortit. Lato dyshohet se u vra në Holandë dhe kanë qenë pikërisht familjarët e tij që kanë dhënë këtë lajm.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bën të ditur se personat e parë kanë nisur të mbërrijnë në shtëpi për ngushëllim, e ndërsa vëllai i madh i kësaj familjeje, Xhemil Lato tregon se ende nuk e kanë konfirmuar 100% se vëllai i tyre është vrarë, por janë duke pritur përgjigjet e ADN-së. Gjithashtu, referuar dëshmisë së një nga vëllezërve, bëhet e ditur se nuk janë lejuar që të shkojnë në mort tre fëmijët e Latos për të bërë verifikimin e kufomës, e ndërsa vihet re se pranë banesës 3-katëshe dhe në lagjen e tij nuk është vendosur lajmërimi i nekrologjisë.

Vdekja e e Latos është rrethuar me mister. Familjarët shprehen se janë kontaktuar nga policia e Holandës, ku janë informuar mbi vdekjen e tij, por pyetur nga Shqiptarja.com, Ambasada Shqiptare në Holandë nuk konfirmon, po as e mohon një lajm të tillë.

"Jemi të paqartë për atë që ka ndodhur. Informacioni nga autoritete holandeze është katotik. Po presim verifikime të mëtejshme", shprehet Ambasada Shqiptare në Holandë.

Referuar një shkrimi të bërë në mediat holandeze,  ai u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuëe Ubbergseweg. Sipas saj, pas Latos ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Në artikullin e medias holandeze thuhet gjithashtu se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç'ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij.

Kush është Festim Lato?
I vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë' ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze. Lato ishte vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë', ndërsa në Shqipëri ka një histori të gjatë me drejtësinë.

Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro, që u merrte qytetarëve të ndryshëm me justifikimin për kauzën e Çamërisë. Në profilin e tij në faqen e Facebook-ut ai ka publikuar disa foto nga aktivitetet që sipas tij realizonte në Bruksel dhe vende të tjera për kauzën çame.

Kundër tij nuk kanë munguar demaskimet për mbledhjen e fondeve përmes mashtrimeve, por që nuk kanë asgjë serioze për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Historiani Arben Llalla në një shkrim në vitin 2017 e cilësonte si mashtrues që gënjente në emër cështjes çame. 

Ora 12:28
FOTO me 'UÇÇ' e personalitete, ja kush është 'Presidenti' i Republikës së Çamërisë, familjarët njoftojnë vrasjen
  • B.K./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

    Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille